PDK-ja akuzon Ministrinë e Infrastrukturës: U keqpërdorën mbi 9 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 18 April 2022
Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar i PDK-së, në konferencën e thirrur sot për medie ka thënë se Ministria e Infrastrukturës, konkretisht ministri Luburn Alui dhe zëvendësminitri Hysen Durmishi, ka keqpërdorur mbi 9 milionë euro me nënshkrim kontratash, sic thotë ai, të negociueshme pa konkurrencë dhe jo burimore.
Ai tha se është bërë një hulumtim disamujor me c’rast edhe janë nxjerrë këto përfundime.
“Gjatë një hulumtimi të PDK-së për disa muaj ka rezultuar se Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga zotëri Aliu dhe zotëri Durmishi, gjatë kësaj periudhe kanë nënshkruar 42 kontrata jo burimore apo të negociuara pa konkurrencë, dhe vlera e tyre arrin mbi 9 milionë euro, nënshkrimi i një numri kaq të madh kontratash nuk ka ndodhur në të kaluarën.. Vlen të theksohet se të shpenzohen 9 milionë euro në punë të paparashikuara është dëm shumë i madh”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, është e patolerueshme që gati 10 për qind e këtij buxheti shkon në punë të paparashikueshme, dhe kjo sipas tij, kërkon hetim nga prokuroria e shtetit, njofton Klankosova.tv
Ndërkaq deputetja Eliza Hoxha, tha se mb i 90 për qind e kontratave të nënshkruara e kanë tejkaluar vlerën e kontratës, gjë që, sipas saj, dëshmon për procese të montuara të prokurimit keqplanifikim, tejkalim i kufijve buxhetorë duke i kushtuar dëme prej 10 për qind shtetit
Sipas saj, në shtatë kontrata është i shënuar dhe çmimi dhe në njërën edhe emri i kompanisë.
“Nënshkrimi i shumicës nga zëvendësministri Durmishi, ai në mënyrë të orkestruar ka nënshkruar në emër të ministrit, duke bërë kështu shkelje.. sepse zëvendësi nuk është anëtar i qeverisë. kontratat e nënshkruar janë edhe në kundërshtim me nenin 7 që janë të trajtojë operatorët në mënyrë të barabartë jo diskriminuese, të mos eliminojë konkurrencën, në kontratat ajo e ka eliminuar konkurrencën e lirë.
sipas tyre, në 5 vitet e fundit janë vetëm 15 kontrata që kanë aluduar në punë shtesë e këtu janë 42 të tilla.
Të tjera
-
Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Fra...
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë nạrkotikẹ
Në brezin kufitar me Shqipërinë, në një zonë të thellë malore Policia e Kosov...
-
“Edhe gratë vdẹsin për atdhe”, Maqedonci fton të rejat t’i bashkohen FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplik...
-
Halil Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim, po kërkon para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim
Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e ...
-
33 vjet nga ndeshja e parë pas mëvetësimit të futbollit kosovar
Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka kujtuar një ...
-
Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi
Sonja Biserko ka folur lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vu...
-
Media serbe: Të martën vazhdon dialogu në Bruksel, Kosova refuzon takimin trepalësh
Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kry...
-
Lajçaku tha se Serbia është tërhequr nga letra drejtuar BE-së, Bërnabiq: S’është koha të tregojmë tani
Pas konfirmimit pa mëdyshje të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Ko...
-
Vuçeviq: Vuçiqi sot do të sqarojë çka po ndodhë në Kosovë dhe se çfarë do të ndërmarrë shteti serb
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm për opinionin s...
-
Policia e Kosovës: Kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes në disa lokacione në veri të vendit
Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese n...
-
Hapet konkursi në Qendrën e Studentëve, do të pranohen rreth 4 mijë studentë
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka hapur konkursin për pran...
-
Dugolli: Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë
Zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri, Enver Dugolli tha se veprimet e fun...