PDK-ja insiston në tërheqjen e Trustit
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 16 April 2022
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës. Sipas partisë më të madhe opozitare, ekzekutivi s’ka vizion dhe ide si t’iu dal në ndihmë qytetarëve.
Vendimin e fundit të qeverisë për shtesat prej 100 euro i quajnë “vitra”, andaj insistojnë në propozimin e tyre që qeveria t’iu mundësojë qytetarëve tërheqjen e një shume të caktuar nga Trustit.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se do të insistojnë edhe përmes Kuvendit të miratohet Projektligji që mundëson tërheqjen e TRUST-it.
“Unë e shoh më shumë si ‘vitra’ të kryeministrit Kurti, shkon në harmonizim me mungesën e vizionit. Ne kemi propozuar, kur po shohim se qeveria s’ka ide si me dal nga kjo situatë, atëherë kemi propozuar që qytetarët tanë t’iu mundësohet tërheqja e mjeteve të Trustit në një shumë të caktuar. Mendoj se për këtë situatë, të dalim nga kriza, ka qenë ide e mirë dhe duhet të përkrahet edhe nga mazhoranca”, deklaron Beqa.
Deputeti opozitar kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të zbatojë edhe vendimin e Gjykatës Themelore që vendosi të pezullojë tarifat e reja të energjisë dhe të kompensohen qytetarët për tarifat që kanë paguar nga data 9 shkurt me çmim më të lartë.
“Është fitore e qytetarëve të Republikës së Kosovës, PDK e ka kryer punën e vet. Ne këtë kauzë e kemi ngritur shumë herët, kryetari Krasniqi ka paralajmëruar në muajt e parë të vjeshtës që qeveria të merr një mobilizim për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe kemi pa se këta nuk kanë ditur të menaxhojnë këtë situatë. Përveç kësaj ka edhe keqpërdorim të menaxhimit të energjisë, andaj kemi kërkuar një komision hetimor që do të ndodh shpejt. Sa i përket tarifave, kërkoj nga ZRRE-ja të respektojë këtë vendim dhe t’iu kthejë mjetet qytetarëve atë çka ju takojnë”, thotë ai.
Beqa u shpreh kritik edhe për politikën e jashtme të Qeverisë së Kosovës.
“Me keqardhje e them se nuk kemi politikë të jashtme. Edhe sot nuk ka qeveria një agjendë për politikë të jashtme. Kemi pa që edhe ministrja Gërvalla gjatë debatit i merrte si suksese thirrjet telefonike që i kanë pasur. Kemi pa se askush si ka prit, ende s’kanë pasur niveleve të larta në ShBA, kemi pa disa takime bilaterale rajonale”.
“Më shumë e kanë mbushur atë raportimin e punës së Ministrisë së Jashtme me takimet që i kanë bërë mes veti, se me ndonjë sukses që i kanë sjellë Kosovës. Në këta 12 muaj nuk kemi pa asnjë njohje dhe asnjë aplikim dhe tentim për aplikim në organizata ndërkombëtare”, shton ai.
Ndërkohë parashtron disa pyetje për kryeministrin Kurti sa i përket dialogut me Serbinë.
“Kemi pas se të gjitha kauzat që i ka pasur zotëri Kurti si lider i opozitës kanë qenë të rrejshme. Ne e kishim pyet Kurtin nga këtu, si deputet, ku mbetën raportimet para se të shkojë në Bruksel, ku mbeti ajo që thoshte se ‘nuk bisedoj me serbët e Beogradit, por të Kosovës’, ‘nuk bisedoj me Serbinë pa i kërkuar falje dhe pa u gjetur të pagjeturit’. Mendoj se kjo nuk dëshiron koment dhe qytetarët e kanë parë se këto zotëri Kurti i ka pasur për fushatë dhe jo agjendë konkrete”, përfundon ai. /KP
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...