A po bashkëpunon Zvicra me Kosovën për senatorin Marty, apo me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 14 April 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të bashkëpunojnë me autoritetet në Zvicër për kërcënimin ndaj senatorit Marty.
Ka 16 muaj prej kur senatori Dick Marty është në mbrojtje të rreptë policore, për shkak të kërcënimeve që mund të vritet.
Këto kishin ardhur nga Agjencia serbe e inteligjencës të cilët dyshohet se kanë kërkuar nga atentatorët me pagesë që ta likuidojnë për t’i fajësuar shqiptarët nga Kosova.
E një ditë më parë u tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë në Zvicër.
Nga zyra e presidentes deklaruan se e njëjta ka kërkuar që të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe.
Mirëpo, a janë duke punuar institucionet në Zvicër me ato të Kosovës?
Të pyetur nga televizioni T7, nga Zyra Federale e Policisë në Zvicër, kanë përmendur vetëm se janë në kontakt me autoritetet serbe, por jo edhe me ato kosovare.
“Autoritetet kompetente zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe. Në veçanti, Fedpol ka iniciuar shkëmbim informacioni me autoritetet serbe në nivel policor. Kjo masë është pjesë e masave të marra dhe shkëmbimi ndërmjet Fedpol-it dhe autoriteteve policore serbe që po bëhet në konsultim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme të Zvicrës.”
Bashkëpunimin me autoritetet serbe e konfirmuan, por njësoj nuk vepruan edhe kur u pyetën për institucionet e Kosovës.
“Për të garantuar sigurinë, Fedpol mori masa të gjera mbrojtëse bazuar në një vlerësim të rregullt të situatës, duke përfshirë sigurinë në mjedisin e afërt të zotit Marty (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje të ngushtë gjatë paraqitjeve në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike, për shembull në vendbanim). Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Masat e sigurisë dhe të mbrojtjes janë ende duke u mbajtur, për këtë arsye – për të mos cenuar në mënyrë të panevojshme efektivitetin e tyre – nuk bëhen të ditura detaje për këtë.”
Televizioni dërgoi përsëri pyetje në adresën e zyrës për të sqaruar pozitën e Kosovën për hetimin e këtij rasti, mirëpo të njëjtit u shprehën që nuk mund të ndajnë detaje.
Ndërkohë, senatori Dick Marty u deklarua përsëri për një radio zvicerane.
E këtu tha se ky nuk është i përfshirë në arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Për disa arsye, shtypi shqiptar filloi të më targetojë mua si dhe janë adresuar fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e presidentit Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje”
Bashkëpunim me autoritetet zvicerane në lidhje me këtë rast, ka paralajmëruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të tjera
-
Vrἀsja e rëndë në Suharekë, tre të akuzuar dënohen me 75 vjet burgim
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vjet burgim n...
-
6 vite burgim ndaj të akuzuarit për aksidentin me fatalitet në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 6 vite burgim të akuzuarin Aaron Rex...
-
E konfirmon Prokuroria: Sekiraqa i dyshuar për pla*osjen e djalit të familjes “Capat” ndalohet për 48 orë
Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës i cili ndodhej në arrati pas plago...
-
Krasniqi për qeverinë Kurti: Jeni qeveri e turpit, e keni humbur rrugën, sot po “festojmë” 1 vjetorin e sanksioneve
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka ...
-
Përparim Rama paguan 102 mijë euro për asgjësim të barnave pa afat
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka nënshkruar kontratë për asgjësimin e barnave ...
-
Prishtinë: Një personit i grabiten para të gatshme
Një person në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës se një person i maksua...
-
Vetëvendosje thyen heshtjen për audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radojçiqin
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thyer heshtjen e partis...
-
Burri dhe gruaja rrїhền mes vete në Pejë
Një çift bashkëshortor janë rrahur në qytetin e Pejës pas një mosmarrëveshje,...
-
Haki Abazi e quan Kurtin palaço pas takimit me Pamuk: As LGBTI+, as deputetët e besimit musliman nuk janë më naivë të të besojnë
Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet i pavarur, Haki Abazi ka...
-
Një ditë pas zgjedhjes së presidentes së parë grua, vri*et kryebashkiakja në Meksikë
Më 23 shtator 2023, emri i kryebashkiakes, Yolanda Sanchez Figueroa bëri jeho...
-
Limak shpërblen punonjësit me pagën e 13’të
Limak shpërblen punonjësit me bonus për një vit të suksesshëm në 2023. Punonj...
-
Joseph: Qeveria ta dërgojë projektstatutin e hartuar nga SHBA-ja dhe t’ia lërë në dorë Gjykatës Kushtetuese të vendosë pwr Asociacionin
Eksperti nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare pranë Universitet...