“Kryeministër t’u rritë ndera”, reagimi i SBAShK-ut pasi kuptuan se 100 eurot janë veç për një muaj
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 13 April 2022
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë reaguar për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti.
Ata po thonë se këto mjete do të ndahen vetëm për një muaj, e jo siç kanë kërkuar, deri në miratimin e Ligjit për Paga.
Kështu sipas tyre, ky vendim nuk ka sjell zgjidhje.
“SBASHK-u i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik deri të nis së implementuari Ligji i pagave”, thuhet në reagim.
Ata kanë paralajmëruar veprime sindikale pas 20 prillit.
” Kjo nuk po ndodh dhe pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës”, thuhet më tutje në reagim.
Reagimi i plotë:
Pjesa e parë e deklaratës së kryeministrit Kurti para medieve të nderuara për 100 euro shtesë edhe për të punësuarit në sektorin publik krijoi një lloj entuziazmi dhe sindikatat menduan se Qeveria ka ndryshuar qëndrimin e gabuar ndaj sindikatave dhe kërkesave të tyre legjitime, por pjesa e dytë e deklaratës së tij tregoi se ai bashkë me Ministrin Murati këtë veprim e kanë bërë pse u është tekur ashtu dhe se mbështetja me 100 euro vlen vetëm për një muaj.
SBASHK-u i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik deri të nis së implementuari Ligji i pagave. Që përfaqësuesit e sindikatave të jenë të kyçur e të barabartë në procesin e përgatitjes së versionit të këtij Ligji, që është jetik për gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe që të merren parasysh propozimet konkrete e të argumentuara të tyre dhe të inkorporohen në këtë Ligj me qëllimin e vetëm që punëtorët arsimorë të kenë vend meritor në këtë Ligj. Që të ketë takime me Ministrit gjegjëse në vazhdimësi për të zgjidhur edhe kërkesat tjera legjitime të anëtarësisë. Kjo nuk po ndodh dhe pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës.
Në fund Kryeministër me qëllimin më të mirë SBASHK po të këshillon qortoj pak dofarë zëdhënësish të Partisë, dofarë analistësh, që po flasin në emër të partisë tuaj e madje edhe ndonjë deputet, po ashtu të partisë suaj, që të ndalin deklaratat me plot shpifje e fyerje e kërcënime ndaj SBASHK-ut dhe në veçanti ndaj kryetarit Jasharaj. Ato nuk i bëjnë nder as atyre e as Qeverisë dhe as Kosovës.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...