Lajme

“Luftë deri në fishekun e fundit”/ Betejë e egër për Mariupolin, Rusia e dëshpëruar

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 12 April 2022

Forcat ukrainase po luftojnë për Mariupolin e nuk dorëzohen pavarësisht se janë duke u mbaruar municionet, thanë zyrtarë ukrainas, duke hedhur poshtë disa raporte të mëparshme sipas të cilave qytetit ka rënë në duart e rusëve.

“Beteja nuk ka mbaruar ende. Rusët kanë pushtuar përkohësisht një pjesë të qytetit. Ushtarët ukrainas vazhdojnë të mbrojnë pjesët qendrore dhe ato jugore të qytetit, si dhe zonat industriale dhe pjesët tjera”, tha zëvendëskryetari i bashkisë qytetit Serhiy Orlov për BBC.

Moska ka përqendruar prej kohësh vëmendjen tek marrja e qytetit port, të gjendet mes rajoneve pro-ruse, Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës dhe Krimesë së aneksuar në jug. Kontrolli i Mariupolit ka qenë një objektiv madhor i ofensivës ruse, i konsideruar më rëndësi të madhe strategjike për të. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se atje mund të jenë vrarë me dhjetëra mijëra njerëz.

-Advertisement-

Lufta e Ukrainës tashmë është në javën e shtatë dhe betejat, duket do të përqëndrohen në lindje dhe në jug të vendit, ku luftimet pritet të bëhen më brutale. Kievi zyrtar pretendon se në Mariupol janë përdorur substance të panjohura toksike, të lëshuara me dronë, që mund të jenë armë kimike, pohime këto që janë kundërshtar nga Moska, por po verifikohen nga Mbretëria e Bashkuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera