Lajme

Kurti premtoi 100 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat, Kryeziu: Çfarë ndodh me kategorinë e atyre që nuk janë në punë?

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 12 April 2022

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti i cili ka thënë se në prill do të ndahen nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat, vlerëson se ata të cilët janë pa punë po diskriminohen.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka pyetur Kurtin se çfarë ndodh me kategorinë e atyre që nuk janë në punë.

“Nëse punonjësve në institucionet publike apo private do t’u jepet një ndihmë ekonomike shtesë prej 100 euro?! Çfarë ndodh me kategorinë e atyre që nuk janë në punë? Nuk besoj se janë numër i vogël i tyre? Atyre po ju bie dy herë të diskriminohen, një herë që s’kanë ndonjë lidhje familjare për t’u punësuar dhe herën e dytë kur nuk përfitojnë asgjë nga ndihmat ekonomike shtesë, ngase janë të papunë”, thotë Kryeziu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera