Osmani tregon se kur do ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid: Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 10 April 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zgjodhi që sonte të flas për shumë zhvillime në vend.
Në mesin e shumë pyetjeve të cilat iu drejtuan nga qytetarët, Osmani është pyetur edhe se çfarë po ndodhë me padinë e paraparë t’i bëhet Serbisë për gjenocidin në Kosovë.
“Zonja presidente, kur do të përgatitet padia për gjenocid”, ishte njëra nga pyetjet e qytetarëve.
“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, deklaroi Osmani.
Poashtu presidentja është pyetur se si ta rris Kosova prezencën e saj në skenën ndërkombëtarë?
Osmani tha se deri më tani kemi arritur ta rienergjizojmë politikën e jashtme dhe të dëgjohet zëri i Kosovës kudo, në çdo takim e forum ndërkombëtar.
“Fatkeqësisht sfidat janë të mëdha, por Kosova asnjëherë s’ka pasur imazh më të mirë në botë. Ashtu siç ka thënë Presidenti Biden: Kosova vazhdimisht gjatë këtij viti ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare”, tha Osmani.
Osmani nuk ka mbetur pa u pyetur edhe lidhur me procesin e Vetingut.
“Vetingu është i domosdoshëm për një sistem të drejtësisë tërësisht të pavarur, profesional e me integritet. Tashmë janë hatuar disa nga dokumente bazike dhe pas opinionit të Komisionit të Venecias do të vazhdohet me hapat e tjerë”, shtoi Osmani.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....