Linçime të panumërta nga ana e deputetëve të VV-së, reagojnë nga KPK-ja
Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 08 April 2022
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas linçimeve që iu janë bërë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në veçanti nga ata të VV-së,
KPK, me anë të një komunikate për media, ka thënë se gjuha e deputetëve, që sipas tyre kanë të kaluar penale, tejkalon të gjitha limitet e gjuhës institucionale, shkruan lajmi.net.
“Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), gjatë ditëve të fundit, është duke u atakuar në mënyrën më të ulët nga përfaqësuesit politikë, përfshirë këtu edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, individë që kanë kaluar dhe janë duke kaluar nëpër procedura penale dhe nga grupet e interesit, ku, sipas tyre, Këshilli Prokurorial dhe bartësit e funksioneve prokuroriale janë “grup dhe kokë kriminale””, thuhet në njoftim.
“Kjo gjuhë tejkalon të gjitha limitet e një gjuhë institucionale dhe shpërfaqë në mënyrë të qartë tendencat e hapura për rrënimin e sistemit prokurorial”, sqarohet më tutje.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës, si institucion i pavarur kushtetues, ua bënë të qartë të gjithëve, përfshirë edhe përfaqësuesve politikë, se nuk do t’u bindet interesave politike dhe atyre të grupeve të interesit, pavarësisht tendencave të tyre”, përfundon njoftimi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi e ka quajtur KPK-në si institucion të kapur.
Përgjatë seancës së djeshme, në anën tjetër, deputeti tjetër i VV-së, Dimal Basha, e ka cilësuar KPK-në si kokë krimi përbrenda sistemit prokurorial.
“Duhet me sulmu nga koka se koka është e kalbur. KPK është koka e krimit brenda sistemit prokurorial të Kosovës”, deklaroi ai në Kuvend. /Lajmi.net/
Të tjera
-
Rrezik për hipotermi në zonat e prekura nga temperaturat e ulëta në ShBA
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve ka lëshuar Këshilla për Mot të Ftohtë për...
-
Nënshkruhen kontrata me 220 punëtorë të rinj në KEK, Kurti flet për “shumë suksese” në sektorin energjetik
Kryeministi Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Greqi
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, është regj...
-
Albin Kurti: Nuk ka nevojë për koalicione, presim ta tejkalojmë rezultatin e vitit 2021
Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk sheh mundësi për koalicione p...
-
Kryeministri kanadez mund të japë dorëheqjen brenda disa ditësh
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau mund të shpallë dorëheqjen e tij brenda ...
-
Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjev...
-
PDK nesër mban konferencë për media, s’dihet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku nesër do të mbajë konferencë...
-
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Të hënën, subjektet politike në Kosovë janë pajisur me numra, me të cilët do ...
-
Detaje nga plạgosja aksidentale në Pejë
Policia ka dhënë informacione shtesë lidhur me plagosjen e cila dyshohet se k...
-
Policia me plan operativ në veri për Krishtlindjet Ortodokse
Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ me rastin e festës së Krishtlind...
-
Haradinaj godet Gjykatën Speciale: Reçaku do të marrë drejtësi – bashkëluftëtarët në Hagë do të lirohen
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
“95 gra e vajza kujdeseshin për kanabisin” SPAK zbardh dosjen: Flinin në sera
Janë mbyllur hetimet dhe ka shkuar për gjykim dosja ndaj 17 personave, të cil...