Lajme

Haziri: Ne shkojmë në zgjedhje nëse qeveria është e gatshme

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 07 April 2022

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje.

Ai në një intervistë për Kanal 10 tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, qysh ditën e parë pas marrjes së mandatit kishte kërcënuar me zgjedhje.

“Ai ka kërcënu ditën e parë me na çu në zgjedhje. Me rastin e zgjedhjes së presidentes ka thanë, nëse nuk votohet me e ndryshu ligjin për zgjedhje, kemi me shku në zgjedhje.Pa hyrë hiç në Qeveri ka menduar të shkjë në zgjedhje. Kjo nuk është e re.

-Advertisement-

Pas një viti të thotë po shkojmë në zgjedhje, ne jemi të përgatitur, ne nuk kemi nevojë as me nxjerr pluhur a është kohë e mirë, a është kohë e favorshme. Kemi pasur një parti politike që sa herë që kanë dalë mirë në sondazhe e kanë çu vendin në zgjedhje.

A është e gatshme me i rreziku 7 milionë euro vetëm me e çu vendin në zgjedhje, le ta bon kalkulimin ne dalim në zgjedhje. 1 vjet njerëzit e kanë pa formën e qeverisjes dhe munden me e shprehë prapë votën politike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera