Sport

Përjashtimi nga ‘playoff’ i botërorit, Rusia tërheq apelin e bërë kundër vendimit të FIFA

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 06 April 2022

Federata Ruse e futbollit tërheq apelin e bërë kundër FIFA, Federatës Polake, Suedeze e Ceke për përjashtimin e kësaj kombëtareje nga playoffi i Botërorit të Katarit. lajmi u konfirmua nga Gjykata e arbitrazhit Sportiv në Lozanë, me këtë të fundit që në 18 mars hodhi poshtë kërkesën e federatës Ruse të Futbollit për të pezulluar sanksionet e vendosura nga FIFA.

Në 24 mars ishte parashikuar të luhej sfida mes Polonisë e Rusisë, që nuk u zhvillua me Poloninë që më pas u përballë me Suedinë në finale duke prerë edhe biletën për në fazën finale të Botërorit.

Tani mbetet për t’u përcaktuar kalendari për procedurën që ka të bëjë me apelin e bërë nga federata Ruse kundër vendimit të UEFA për përjashtimin e kombëtares dhe klubeve ruse të futbollit nga të gjithë kompeticionet e organizuara qeveria e futbollit evropian. ndërkaq, edhe përsa u përket sporteve të tjera.

-Advertisement-

Federatat respektive kanë bërë apelin e tyre dhe kanë kërkuar që të pezullohen sanksionet për sportistët rusë që janë lënë jashtë garave ndërkombëtare në kanotazh, patinazh, rugby dhe gjimnastikë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera