Lajme

Komuna e Vitisë konfiskon gjashtë automjete që po transportonin dru në mënyrë ilegale

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 05 April 2022

Komuna e Vitisë, ka njoftuar se ditëve të fundit janë konfiskuar gjashtë automjete me të cilët transportonin dru në mënyrë ilegale, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi faqen zyrtare në “Facebook”, të kësaj komune.

“Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me trupën koordinuese për mbrojtjen e pyjeve kanë ndërmarrë masa të shumta për mbrojtjen e pyjeve publike në territorin e komunës së Vitisë. Me këtë rast, drejtori Naim Pira, ka falënderuar të gjithë mekanizmat që po bashkëpunojnë me Autoritetin Pyjor Komunal dhe komandantin e Stacionit Policorë në Viti, kapitenin Afrim Halili, në parandalimin e kësaj dukurie negative dhe ka ftuar qytetarët të cilët hasin në prerjen dhe transportimin ilegal të drunjëve, të njoftojnë organet përkatëse”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera