Mediat kroate japin shifrat: Ja sa përqind e kosovarëve duan të largohen nga vendi
Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 03 April 2022
Mijëra të rinj duan të largohen nga Kosova dhe Ambasada gjermane në Prishtinë ka pranuar pothuajse 200 mijë aplikime për viza vetëm në katër muajt e fundit, ka shkruar ueb portali kroat – i cili merret me analiza të krizave globale dhe ndikimin e tyre në rajon – Geopolitika.
Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, 76 për qind e të rinjve të moshës 16 deri në 25 vjeç dhe 53 për qind e atyre të moshës ndërmjet 26 dhe 60 vjeç dëshirojnë të largohen nga Kosova, shkruan mediumi slloven, Regional Obala, duke e cituar portalin kroat.
Ambasada gjermane në Prishtinë ka pranuar 199,783 aplikime për viza në katër muajt e fundit. 11 për qind e popullsisë së Kosovës ka aplikuar për vizë gjermane nga fillimi i dhjetorit të kaluar deri në fund të marsit. Në mars, ambasada ka pranuar 48,044 aplikime, ndërsa në shkurt vetëm 2,000 më pak. Ambasada gjermane lëshon 500 deri në 800 viza në muaj, ose rreth 5500 në vit.
Ambasadat e vendeve të tjera në Prishtinë pranojnë shumë më pak aplikime. Nga nëntori deri në janar të vitit të kaluar për vizë zvicerane kanë aplikuar 8737 qytetarë të Kosovës, ndërsa në ambasadën kroate nga nëntori deri në mars janë pranuar 1944 aplikime.
Sociologët vënë në dukje një tendencë shqetësuese, duke përmendur situatën ekonomike dhe dëshirën për një arsim më të mirë si arsyet kryesore të largimit nga vendi.
Kosova ka një popullsi prej rreth 1.8 milionë banorë dhe është një nga vendet më pak të zhvilluara në Ballkanin Perëndimor.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...