Lajme

Pesë persona sulmojnë dy të tjerë në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 03 April 2022

Pesë persona janë arrestuar në fshatin Kopernicë të Kamenicës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht dy persona, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:10 e si pasojë të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera