Lajme

Kurti: Do të jemi më të sigurtë të jemi pjesë e NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 30 March 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që Kosova po kërkon integrim në NATO, pasi jemi më të sigurtë si pjesë e saj.

Në një intervistë me gazetën franceze “Le Monde”, Kurti ka përmendur stërvitjen «Defender Europe 21» ku Kosova mori pjesë me 330 ushtarë, derisa Serbia sipas tij, stërvitej me rusët.

“Komuniteti ndërkombëtar ndërhyri fillimisht tek ne sepse donte të parandalonte përsëritjen e gjenocidit të Bosnjës. Tani po kërkojmë integrim të plotë dhe të duhur në Aleancën Atlantike sepse besojmë se jemi më të sigurt nëse jemi pjesë e saj. Kjo është arsyeja pse ne morëm pjesë me 330 ushtarë në stërvitjen «Defender Europe 21», në mesin e gjashtëmbëdhjetë vendeve nikoqire të Aleancës. Në të njëjtën kohë, Serbia merrte pjesë në stërvitjet me Rusinë të quajtur «Mburoja Sllave». Kjo tregon gjithçka”.

-Advertisement-

“Bëhet fjalë për një mendim tribal, pothuajse mistik që i përket një mënyre të konceptimit të raporteve të forcës që nuk i takon as shekullit të 19-të, e aq më pak shekullit 21-të. Tek Putini, këto ide vijnë direkt nga mentorët e tij ideologjikë Ivan Ilyine dhe Alexandre Douguine (dy teoricienë ultranacionalistë)”, tha ai.

Tutje Kurti ka folur edhe për qëndrimin e Perëndimit para dhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Për të qenë shumë i sinqertë, kam ndjerë një lloj shkëputje. Një javë para pushtimit të 24 shkurtit, merrja pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, dhe shumica e pjesëmarrësve nuk e imagjinonin se do të ndodhte, ishin shumë të qetë. Kur mbajmë një qëndrim të tillë ne bëjmë lojën e kundërshtarëve tanë”.

“Në qoftë se lufta në Ukrainë do të kishte zgjatur vetëm tri ditë para se Kievi të dorëzonte armët dhe që shteti të pushtohej, nuk jam i sigurt nëse të gjitha këto sanksione do të merreshin kundër Rusisë. Megjithatë, jemi dëshmitarë të më shumë se një pushtimi, tani jemi dëshmitar të një lufte nacionalçlirimtare të ukrainasve dhe është pikërisht kjo ajo që ka nxitur unitetin dhe solidaritetin e kampit të shteteve demokratike”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera