Rrëfimi i Blendi Fevziut për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 30 March 2022
Gazetari dhe moderatori i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, pasi që Fevziu është ndër të paktët gazetarë të kohës që kishte bërë një dokumentar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke treguar prapaskenat e ditës më të rëndësishme të Kosovës.
“Unë po merresha me përgatitjet për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Datat ende nuk i dinim me saktësi. Ishte një problem që na njoftuan se ndërkombëtarët nuk do të lejonin Kosovën të shpallte Kosovën në mënyrë triumfale pasi mund të provokoheshin serbët apo mund të kishte edhe incidente”, tha ai.
“Kjo mua në atë kohë mu duk e pa tolerueshme dhe i thashë kryeministrit Thaçi: Ju mund të keni detyrimet tuaja, por asnjë ndërkombëtarë nuk na detyron neve të mos ndjekim shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Nëse ju keni kufizime, ne nuk i kemi ato”, tregon Fevziu bisedën me Thaçin.
Ai thotë se bashkë me disa gazetarë tjerë organizuan një plan për ditën e pavarësisë.
“Të enjten para shpalljes së Pavarësisë ftova Lutfi Hazirin nga LDK dhe Fatmir Limajn e PDK-së që të ishin në emision. Por rruga e Kukësit në atë kohë nuk ishte e rregulluar dhe iu dërgova një helikopter në Prishtinë dhe i solla në emision”.
Fevziu thotë se 80% e planit të tyre dështoi për t’u realizuar.
“Ne donim ta përcillnim Hashim Thaçin qysh nga shtëpia kur vendos kravatën e deri në Kuvend. Të njëjtën gjë do e bënim edhe me Presidentin e Kosovës por ishin vonë, nuk mundi të realizohej”, tregoi tutje Fevziu.
Të tjera
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Rrezarta Krasniqi e bindur: 500 mijë vota për Vetëvendosjen është një ëndërr e parealizueshme
“Ëndërr të parealizueshme” e konsideron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi...
-
“Përmes Klinës drejt një Kosove më të fuqishme”- Dervishaj publikon momente të jashtëzakonshme nga Klina
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Has...
-
BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vler...