Lajme

Mësuesja në Pakistan vritet para shkollës, dikush “pa ëndërr” që ajo fyeu profetin Muhamed

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 30 March 2022

Një mësuese në Pakistan është vrarë nga një kolege dhe mbesat e saj pasi një e afërme kishte parë në ëndërr se mësimdhënësja kishte fyer profetin Muhamed, ka thënë policia e këtij shteti të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Infokus.

Siç raportohet, dy nxënëse dhe një mësuese i zunë pritën Safoora Bibit të martën në hyrje të shkollës së vajzave dhe e sulmuan me thika dhe shkop, kanë thënë zyrtarët.

“Ajo vdiq pasi iu pre fyti”, ka thënë zyrtari policor, Saghir Ahmed, raporton “DailyMail”.

-Advertisement-

Dy vajzat i kishin thënë Policisë se një e afërme kishte ëndërruar se mësuesja kishte fyer profetin Muhamed dhe zyrtarët kanë shtuar se po kryhen hetime edhe nëse e dyshuara kryesore, Umra Aman, kishte inate personale. Aman ishte kolege e mësimdhënëses. Ajo dyshohet se e planifikoi krimin bashkë me dy mbesat e saj që ishin në shkollën “Jamia Islamia Falahul Binaat”, ka thënë Policia.

Shkolla gjendet në provincën veriperëndimore të Khyber Pakhtunkwhas, në kufi me Afganistanin.

Vrasja i ka shtuar diskutimet e shumta e të ndjeshme për blasfemi në Pakistan, në një shtet ku mjafton diçka krejt e vogël që prek fenë për të nxitur protesta e linçime të mëdha./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera