Tahiri: Me Qeverinë Kurti, krejt dhe drejt emigrimit
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 30 March 2022
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se numri i qytetarëve që në ambasada po kërkojnë sot viza për t’u larguar nga Kosova, është alarmant dhe tregues i qartë i zhgënjimit e dëshpërimit të madh me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Tahiri ka thënë se vetëm në katër muajt e fundit 199 mijë e 783 qytetarë apo rreth 11 % e popullsisë së Kosovës, kanë kërkuar largimin nga vendi përmes pritjes së vizave pranë ambasadave të huaja, transmeton klankosova.tv.
“Këta qytetarë janë qytetarë real, jetojnë në kohë reale, kanë emër dhe mbiemër dhe të njëjtit, sot nuk shohin më kurrfarë shprese në horizont përveç largimit, sepse shpresa e tyre është vjedhur nga një pushtet premtues që s’ka aftësi, as ide, as plan e as përkushtim për ta zhvilluar Kosovën”, tha Tahiri.
Sipas kreut të deputetëve të PDK-së, kjo përmasë largimi dhe trendi që po vazhdon me kërkesat për viza, është fatkeqësi për vendin, e cila e ka një adresë dhe kjo adresë siç tha ai, gjendet në katin e dytë të ndërtesës së qeverisë.
“Trajtimi që ju bëhet mjekëve, specialistëve dhe infermierëve, arsimtarëve, policëve e shërbyesve civilë duke i trajtuar me lëmoshë e jo si palë në ndërtimin e kushteve më të mira për punë e shpërblim adekuat, ndërsa në anën tjetër, pa kurrfarë dialogu social, pa vizion për investime dhe pa asnjë plan për të rinjtë dhe të rejat që studiojnë, janë vetëm disa prej faktorëve që i kontribuojnë kësaj fatkeqësie. Produkti i kësaj paaftësie është Krejt dhe Drejt Emigrimit, por kostoja e këtij produkti do jetë barrë për vendin me dekada. Është koha e fundit për të ecur me këmbë në tokë e për të reflektuar mbi shkaqet e këtij trendi e për të ofruar zgjidhje. Ose koha më e mirë për të lëshuar rrugë”, tha Tahiri.
Të tjera
-
Gashi e Bekteshi në takim me rininë e Obiliqit: Jeni forca dhe e ardhmja e këtij vendi, me ju sjellim ndryshimin
Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numë...
-
Ganimete Musliu pas takimit me veteranët: Faleminderit UÇK
Kandidatja për deputetete e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu k...
-
Hazma: Festave tona do t’u shtohet hijeshia me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një tubim para veteranëve...
-
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Nesër do të nisë gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarj...
-
Tahiri pas tubimit në Malishevë: Kosova Fituese do të konfirmohet më 9 shkurt
Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova Fituese do t...
-
Sot u varros në moshën 87-vjeçare, Nefise Sfarça – Bashkëveprimtarja e Adem Demaçit
Nefise Sfarça, një nga veprimtaret më të njohura dhe të përkushtuara të Lëviz...
-
Dervishaj: Edhe bizneset në Skenderaj meritojnë 77 herë më mirë, ju sjell përvojen time nga Gjermania
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Bedri Hamza përpara veteranëve: Do t’i rrisë për 50 për qind pensionet për veteranët në muajt e parë
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me num...
-
Presidenti Trump njofton se mund të marrë vendim brenda 30 ditësh mbi të ardhmen e platformës TikTok
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë...
-
Xhemaili: E diela me ata që kanë energji pa i kqyr ditët e javës, rinisë më të mirë në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtri...
-
Nga màsakrà në Pavarësi – Rrugëtimi i Kosovës në sytë e William Walker, njeriut që alarmoi botën…
Ish-shefi i misionit të vëzhguesëve të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka ...
-
Haradinaj: Malisheva foli me zemër të madhe, tubimi madhështor tregoi fuqinë e bashkimit tonë
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Lista Konservatore dhe Fo...