Lajme

Haxhiu sot udhëton për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 29 March 2022

Sot udhëton për në Hagë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.

Vizitën e ministres atje e ka konfirmuar këshilltari i saj, Flamur Pireva.

-Advertisement-

Ai tregoi se Ministrja Haxhiu gjatë vizitës në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Buogujevci.

“Ministrja Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, do të jenë në vizitë në Hagë në datat 30, 31 mars dhe 1 prill”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera