Sport

Sezoni pa trofe, Cristiano Ronaldo humbje ekonomike katastrofike

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 28 March 2022

Rikthimi plot bujë i Cristiano Ronaldos te Manchester United nuk rezultoi aspak “përralla” që prisnin tifozët e “Djajve të Kuq”.

Pas nëntë sezonesh në Madrid dhe katër tek Juvja, kampioni portugez u rikthye në Manchester në verë, por gjetur kiminë dhe performancën e viteve të kaluara. Vetëm 18 gola gjatë këtij sezoni mes Premier League-s dhe Champions League në 32 paraqitje në total me fanellën e “Djajve të Kuq”. Sigurisht nuk janë shifrat me të cilat CR7 na ka mësuar gjatë karrierës së tij: për herë të parë në 12 vitesh, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do ta mbyllë sezonin pa ngritur trofe me klubin. Një dështim i bujshëm që gjithashtu ka pasoja të konsiderueshme ekonomike.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Cristiano Ronaldo do të humbasë 5 milionë stërlina për shkak të sezonit katastrofik të Manchester United (pa trofe). Portugezi 37-vjeçar do të fitojë shumë më pak se sa pritej: Ronaldo do të kishte fituar rreth 2.5 milionë stërlina nëse Djajtë e Kuq do të kishin arritur në finalen e Champions League. Fitimi i titullit të Premier League-s vlente gjithashtu deri në 1.5 milionë stërlina (në formë bonusi), ndërsa dështimi për të përfunduar në katërshen e parë mund të jetë edhe më shkatërrues për të, duke pasur parasysh se paga e tij bazë është rreth gjysma e asaj që ai fitonte në Itali. Me Italinë të eliminuar, CR7-s i duhet të fokusohet në kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera