Lajme

Në shtetin evropian çmimi i bukës pritet të arrijë në 10 euro, aty jetojnë qindra mijë kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 27 March 2022

Në Gjermani pritet që një bukë të shitet për 10 euro për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit të shkaktuar nga konfliktet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar rritje të çmimeve ushqimore në gjithë Evropën.

Për shkak se shtetet evropiane po e kanë të pa mundur importimin nga Ukraina, është raportuar se çmimi i bukës në Gjermani mund të rritet deri në 10 euro.

-Advertisement-

Klaus-Peter Lucht, nënkryetar i Shoqatës së Fermerëve të Schleswig Holstein, tha se çmimi i një buke që shitet për 3-4 euro në Gjermani së shpejti mund të rritet në 10 euro.

Thuhet se rritja e tepruar e çmimit të bukës dhe ushqimeve në Gjermani është shkaktuar nga fakti se çmimet e grurit janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera