Lajme

Emergjenca e re në Prishtinë mbushet me shtretër jofunksionalë

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 26 March 2022

Hapësirat e Klinikës së Re Emergjente po shërbejnë si një depo për shtretërit ju-funksionalë dhe inventarëve të tjera.

Në mesin e këtyre, shihen se janë larguar nga përdorimi të paktën për tani edhe shtretërit të cilët janë dhuruar nga BE në dy vjetet e fundit, ndaj luftës së pandemisë.

“Sa i përket shtretërve të dhuruar – donacion nga BE nëpërmjet UNOPS-it,  me një numër të këtyre shtretërve kemi pasur probleme qysh në fillim tek rrotat. Por për kohën sa kanë qenë në garancion, kompania e cila ka bërë furnizimin nëpërmes UNOPS-i edhe i  ka rregulluar. Këta shtretër kanë pasur garancion vetëm një vit”, deklaruan nga Sektori i Pajisjeve Mjekësore të QKUK-së, raporton Klan Kosova.

-Advertisement-

Mirëpo në grumbullin e shtretërve të hedhur ka edhe prej atyre që mund të përdoren përsëri. Të paktën kështu thanë nga SHSKUK se aktualisht janë duke i verifikuar shtretërit që janë në gjendje më të mirë, ku të njëjtit do të riparohen dhe sipas nevojave do të shpërndahen.

E ata që nuk ka riparohen, fillimisht duhet të konfirmohen si të pandreqshëm nga zyrtarët e pasurisë së QKUK-së, e tek më pastaj largohen përfundimisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera