Kulturë

Një vit nga vdekja e Cimës, vetura e tij ikonike dërgohet para Ministrisë së Kulturës

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 26 March 2022

Sot janë bërë një vit që kur humoristi njohur kosovar, Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerë si Cima, humbi betejën me COVID-19 në moshën 71-vjeçare.

Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit “Treshi përsheshi”, ku bënin pjesë edhe i ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.

Ai ka lënë pas vetës një bagazh të madh artistik me qindra skeçe të humorit.

-Advertisement-

Në njëvjetorin e vdekjes, në Ministrinë e Kulturës, bashkë me anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët u kujtua Cima, njofton Klankosova.tv

Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falënderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj.

“Sa herë të kujtojmë ne në familje, e sa herë të kujtojnë njerëzit e këtij nën qielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend”, shtoi ajo.

“Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera