Lajme

Kjo është sasia e importit dhe eksportit të energjisë elektrike gjatë muajit janar

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 26 March 2022

Kosova gjatë muajit janar të këtij viti, ka importuar energji elektrike në vlerë të 412.44 gigavatëve për orë, derisa në të njëjtën periudhë kishte eksportuar energji për në vendet e tjera prej 111.04 gigavatëve/orë.

Në raportin më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për muajin janar 2022, rreth “Bilancit të Energjisë”, thuhet se e gjithë energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 869.42 GWh, kurse konsumi i energjisë ishte 536.21 GWh, apo 4.52 për qind konsum më i lartë sesa në muajin dhjetor të vitit 2021.

Sipas raportit, në muajin janar 2022, prodhimi bruto nga termocentralet e energjisë elektrike ishte 525.43 GWh, prodhimi nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 4.35 GWh, ndërsa prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.24 GWh.

-Advertisement-

Si rrjedhojë, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm gjatë kësaj periudhe, ishte 7.6 për qind, përcjell Buletini Ekonomik.

Ndërkaq, prodhimi i thëngjillit ishte 7.83 mijë tonë, ose rreth 26.88për qind më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Ndryshe, Agjencia e Statistikave ka njoftuar se tashmë ka filluar që të publikojë në baza mujore statistikat e energjisë ën Kosovë, duke përfshirë prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera