Vuçiq ankohet pse Kurti e quan shërbëtor të Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 23 March 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shtruar një varg me akuza në adresë të Kosovës.
Vuçiq, që ka aleancë të madhe me Rusinë e cila po sulmon ushtarakisht Ukrainën, thotë se Prishtina por edhe Zagrebi e Podgorica e duan Beogradin në zënkë me botën.
“Kurthi në këtë moment është që pala e Kosovës po do neve të na shtyj në konflikt duke thënë që ne jemi shërbëtor rus dhe që ne i zbatojmë urdhrat e Rusisë në Ballkan.
Vuçiq vazhdoi të flas për telashet që thotë se po i shkakton Kosova. Republika që Serbia ende e mban në kushtetutë si pjesë të saj, nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në tokën e saj më 3 prill. Qeveria e Serbisë nuk pranoi ti drejtohet asaj të Kosovës, direkt për këtë punë.
“Kemi pranuar shumë kompromise. Madje u pajtuam që zyrtari jonë qeverisës ti drejtohet me letër qeverisë kosovare, pra e kemi gëlltitur edhe këtë. Por ne nuk kemi dashur ti drejtohemi në mënyrën qeveria e Serbisë i drejtohet qeverisë së Kosovës , sepse kjo do të thoshte në realitet de fakto njohjen e Kosovës. Ata kanë insistuar në këtë model ne natyrisht që refuzuam” sqaroi kryetari i Serbisë.
Të martën në Beograd, qëndruan përfaqësuesit e serbëve të Kosovës. Disa prej tyre propozuan bojkotin total të punës në institucionet kosovare. Komuna, gjykata,polici. Vuçiq ,pretendon se kjo nuk ndodhi për shkak të thirrjes së tij që të veprohet me qetësi.
“Është shqetësuese që në botë janë të gatshëm të heshtin edhe për qëllimin e Albin Kurtit , që të shkaktoj jo stabilitet dhe probleme në rajon. Kjo duke menduar se me këto veprime menduar se e kanë mbështetur “Carin drejt muri”. Prandaj unë fola me serbët e Kosovës në atë mënyrë” tha Vuçiq, për emisionin e mëngjesit në televizionin “PINK TV”.
Të tjera
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...
-
“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vj...
-
1 muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit K.H për shkak të dy veprave penale për tẹrrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i është caktuar masa e arrestit...
-
Bislimi: Sot e kuptuam nga Lajçak se letra e Bërnabiq nuk është tërhequr
Ka dështuar edhe një tentim i organizimit të takimit të përbashkët mes Kosovë...
-
Lajcak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh e që s’i diskutuam çështjet më urgjente
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, është lajmëruar në rrjetin social “...
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...