Kujdes nga këto dy variante të Omicron, IKSHPK: Kanë pasoja të rënda për shëndetin
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 23 March 2022
Situata me koronavirusin është përmirësuar në vend, sot kemi vetëm 642 raste aktive. Megjithithatë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2), pasi po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale.
Në këtë situatë, IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.
Prandaj nëse i keni simptomat e shënuara më poshtë, ju duhet të testoheni.
“Andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
ISKHPK vijon apelin e tij drejtuar qytetarëve: Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet e panevojshme, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.
Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!, apelon IKSHPK.
Në mënyrë që të jeni sa më të mbrojtur, IKSHPK u kërkon qytetarëve të vaksinohen me dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.
Ministria e Shëndetësisëka njoftuar dje se në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Nga 940 testime,41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes”, është thënë në njoftimin e MSH-së.
Në total numri i rasteve aktive është 642.
Të tjera
-
Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin
Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë proje...
-
Lekaj: RTK-ja është Radio Televizioni i Kurtit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se RTK...
-
Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe
Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë. “HAPET URA E MADHE e Kukës...
-
Hapet Ura e Madhe e Kukësit pas disa muajsh vonesë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Be...
-
Trump-Harris, dita e fundit e garës! Demokratja, avantazh në rang kombëtar me tre pikë!
Gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA 2024 hyn sot në ditën e saj të fundit. Më ...
-
Hoti: RTK-së, AKI-së dhe AJ-së iu cenua pavarësia e punës së tyre
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se tri institucioneve vitale të Kos...
-
Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerr statistika e krahasime e ku sipas tij ko...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Tahiri tallet me deputetin e VV’së: Këtë margaritar s’duhet me hjek prej foltores
Deputeti i VV’së, Valon Ramadani, gjatë seancës së sotme, ku po shqyrtohet pr...
-
AAK nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2025, Tahiri: S’ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm
Sot një javë në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë, ku do të diskutohet p...
-
Murati: 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë, nga skema e asistencës sociale
Ka filluar pilotimi i skemës së reformuar të asistencës sociale, kështu e ka ...
-
Gashi: Nuk e votojmë buxhetin, ka shkelje ligjore
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhje së Kyresisë s...