Haradinaj për zgjedhjet serbe: S’është shumë e mençur me e refuzu QUINT-in
Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 22 March 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se refuzimi i propozimeve nga shtetet e QUINT-it nuk është zgjedhje e duhur e Qeverisë së Kosovës.
Ai në emisionin “Frontal” në T7 deklaroi se nuk është zgjedhje e mençur refuzimi i propozimeve nga shtetet e QUINT-it.
Kjo pasi sipas Haradinajt këto janë shtetet më të fuqishme të NATO-s.
“Tani situata me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Është populiste me e shpall një fitore që i kemi refuzuar, por nuk është shumë e mençur kur e refuzon QUINT-in sepse ne në të njëjtën kohë i kërkojmë Amerikës me na pranu në NATO, e pikërisht këto janë shtetet më të fuqishme të NATO-s”, tha ai.
Kryetari i AAK-së foli edhe për vendimin e Kosovës që të mos lejojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.
Ai tha se çështja e referendumit dhe mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë janë dy çështje të ndryshme.
“Referendumi është diçka tjetër dhe ne i patëm dhënë mbështetjen e plotë qysh edhe tani kemi vlerësuar që nuk është zgjidhja që të veprohet me çështje një nga një. Mendojmë që Kurti jo vetëm që ka thy parimin e vet me shku në dialog pa kushte dhe kritere, tani na ka kthyer në dialog të teknikëve, e çka kanë dal si rasti i z.Bislimit e të tjerat, edhe kjo e sotshmja është pasojë e dialogut teknik. Sikur të insistojke vetëm në marrëveshje finale atëherë nuk do të ishim në situatë të diskutojmë çështje një nga një dhe të refuzojmë propozime të QUINT-i, por do të ishte një situatë krejt tjetër”, deklaroi ai, në T7.
Kritika ai pati edhe për ecurinë e procesit të dialogut. Haradinaj theksoi se i tërë dialogu është duke u zhvilluar në nivelin teknik.
“Qeveria e Kosovës nuk është dashur me e trajtu çështjet një nga një me dialogun e teknikëve. Edhe këtë temë edhe të tjerë është dashur që t’i ketë në propozimin për marrëveshje finale me Serbinë”, tha ai.
Më tutje, Haradinaj tha se Kurti e ka kthyer në lojë çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.
“Jemi në pozicion humbës për shkak se Kurti e ka kthyer në një lloj loje çështjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Mirëpo kjo loja e fjalëve mund të funksionojë vetëm në opinion të brendshëm por në QUINT sqarohen saktë. Qeveria e Kosovës ka refuzuar një propozim të QUINT-it për mënyrën se si duhet të organizohen apo mbahen zgjedhjet. Mua spom mbesin merak hiq sepse jam në të njëjtin qëndrim me Qeverinë, por po mjet merak që po e sjellim veten në pozitë refuzuese ndaj QUIN-it kur kemi kaq shumë nevojë për ta”, tha ai.
Të tjera
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
Gala e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së
Gala e Festës së Mesjvjeshtës e CMG-së filloi transmetim në orën 20:00 ( sipa...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...