Lifestyle

Horoskopi 22 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 22 March 2022

Dashi

Jeni pak më të mprehtë në mënyrat tuaja dhe ndonjëherë provokuese në reagimet tuaja. Sigurohuni që të jeni me qëllime të mira, veçanërisht në mjedisin tuaj miqësor. Nëse tashmë jeni në një lidhje, mos e teproni me nevojën tuaj për pavarësi dhe arratisje. Zhvillimet financiare dhe profesionale janë në anën tuaj!. Megjithatë, duhet t’i kushtoni pak vëmendje marrëdhënieve me kolegët, sepse keqkuptimet mund të lindin nga hiçi.

Demi

-Advertisement-

E vërteta është se shumë fusha të rëndësishme të jetës suaj do të tronditen nga disa ngjarje dhe përmbysje të papritura, por duhet të jeni të qetë dhe të shikoni reagimin tuaj, sepse mund të ekspozoheni.

Sot do ketë konflikte me personin që ju intereson për shkak të nervozizmit dhe karakterit tuaj të zhdërvjellët!. Sidomos nëse jeni në një lidhje serioze, duhet ta mbroni atë nga tensionet! Nëse jeni beqarë mos u bëni kaq provokues në sjelljen tuaj, sepse mund t’ju keqkuptojnë.

Karriera juaj do të tronditet nga disa ngjarje të papritura, të cilat do t’ju habisin.

Binjakët

Kufizoni nervat për disa ngjarje që vijnë, përsa i përket kontakteve, studimeve, të afërmve të largët, komunikimeve, takimeve apo udhëtimeve.

Ajo që ju pëlqen është stabiliteti dhe një rutinë e ëmbël. Nëse jeni duke kërkuar për një njohje të re apo një lidhje të re, tani nuk është koha.

Mos jini impulsivë në punë. Ju bëni gabime për të cilat më vonë mund të pendoheni, ndaj qëndroni të arsyeshëm.

Gaforrja

I kaloni kufijtë, në çështjet e thashethemeve, dyshimeve, sekreteve dhe inatit, fakt që ju çon në shumë gabime, për të cilat më vonë pendoheni, sepse thjesht ekspozohen.

Në fushën e punës nuk do të ketë ndryshime të rëndësishme. Sektori financiar është ai që do ju stresojë më shumë, për shkak të disa shpenzimeve të papritura.

Luani

Nëse jeni të përgatitur për ndryshime, do të jeni në gjendje të shmangni tensionet, me njerëz të rëndësishëm për ju. Përveç kësaj, shmangni çdo sipërmarrje për ndryshime apo fillime të reja sot. Dita e sotme do të sjellë disa ngjarje të papritura dhe situata irrituese që do të shqetësojnë sektorin e shoqërimit. Nëse jeni neqarë mos nxitoni të emocionoheni me një njohje të re.

Profesionalisht jeni mjaft provokues, sidomos kur diçka ju shqetëson.

Virgjëresha

Sot, çdo minutë vlen, e dashur Virgjëreshë. Sigurohuni që të jeni të kujdesshëm në çdo aktivitet të përditshmërisë tuaj dhe sigurisht që ta keni organizuar kohën si duhet, në mënyrë që të përballoni të gjitha punët dhe detyrimet tuaja.

Zhvillimet në fushën e dashurisë mund të mos jenë të shumta sot.

Disa shpenzime të vogla ju stresojnë, ndoshta më shumë seç duhet!

Peshorja

Mirë do të ishte që sjelljet dhe provokimet tuaja të paparashikueshme të kufizoheshin në çështjet e zemrës, te shoqërimi, por edhe te kontaktet me fëmijët.

Sot, prisni disa ngjarje të paparashikuara ose zbulime të papritura në jetën tuaj të dashurisë. Përveç kësaj, mund të ketë tension apo grindje. Në punë, shumë nga gabimet tuaja ju ekspozojnë dhe ju prishin reputacionin e mirë. Në planin financiar duhet të ulni menjëherë shpenzimet .

Akrepi

Sigurohuni që të jeni plotësisht të qetë në çështjet familjare dhe grindjet që mund të lindin papritur. Jini të vendosur dhe të qetë, në çdo keqkuptim të krijuar në mjedisin familjar dhe në shtëpi.

Nëse jeni i martuar, mbani nervat dhe zënkat larg shtëpisë, të cilat mund ta dëmtojnë ndjeshëm martesën tuaj Së fundi, nëse jeni në një lidhje, mos i sillni problemet e vjetra, vetëm për të treguar se keni të drejtë.

Në planin financiar nuk do ketë asnjë problem të veçantë, megjithatë në fushën e punës mund të ketë zhgënjime, kryesisht për shkak të sjelljes së të tjerëve ndaj jush.

Shigjetari

Sot, i dashur Shigjetar, dita nuk është e përshtatshme për biseda. Thuaj jo tensioneve me vëllezërit e motrat, të afërmit dhe fqinjët dhe trego kujdes kur udhëton, sidomos gjatë vozitjes.

Dashuria ndikohet sot, kryesisht në aspektin komunikues. Të fejuarit mund të kenë disa zënka dhe tensione, për pasojë nuk duhen thënë fjalë dhe “lëndojnë”. Beqarët, që sot do kenë shumë mundësi për flirtim apo njohje, do jetë mirë, të mbeten të matur apo edhe të dyshimtë në fjalët dhe bisedat që shkëmbejnë.

Në fushën e punës, por edhe në çështjet tuaja financiare, ju silleni disi të papjekur. Korrigjojeni në kohë, që të mos ketë humbje.

Bricjapi

Sot, do të ndodhin disa ngjarje që nuk i prisni. Sigurohuni që të jeni të ndershëm, të arsyeshëm dhe serioz në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës suaj dhe në të gjitha kontaktet dhe marrëdhëniet tuaja dhe do të zbuloni se asgjë nuk do t’ju lëndojë.

Fusha e punës mund të jetë gjithnjë e më e mirë, por sot shpenzimet do ju stresojnë. Mos bëni lëvizje të çuditshme dhe kërkoni këshilla nga një person të cilit i besoni.

Ujori

Çfarëdo që të vijë tani, qëndroni të qetë, dhe të arsyeshëm dhe mos reagoni ndaj ndonjë ngjarjeje të paparashikuar që mund të ndodhë!

Ngjarjet e papritura dhe ndoshta disa pengesa të paparashikuara do të sjellin shumë tensione dhe zhgënjime në fushën e dashurisë. Ndryshimet dhe trazirat e papritura do të vijnë tek paratë.

Peshqit

Duhet të qëndroni të qetë, “të pastër” dhe të ndershëm në të gjitha aktivitetet dhe kontaktet tuaja. Mos i kushtoni vëmendje fobive të paparashikueshme, zhgënjimeve të pajustifikuara dhe ankthit të pakuptueshëm, sepse e gjithë ky humor do të jetë e përkohshme.

Emocionalisht, disa ngjarje të paparashikuara, por edhe disa zbulime të papritura të situatave në prapaskenë, do t’ju mbushin me tension të brendshëm. Pra, nëse ka diçka të fshehur në jetën tuaj të dashurisë, do të ishte mirë që tani, të mbroheni dy herë më shumë se zakonisht.

Në punë ndiheni të shqetësuar dhe të rraskapitur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera