Lajme

Basha dha dorëheqjen, vjen reagimi nga Sali Berisha

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 21 March 2022

“Bashkimi i demokrateve mbi bazën e kontributeve te tyre është përparësia e PD!”, kështu e nisi Sali Berisha reagimin e tij pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të PD.

Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha thotë se “rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD.”
Ndër të tjera, Berisha fton demokratët që të punojnë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkua, më të fortë e më të hapur. “Rroftë Partia Demokratike!” shkroi ish lideri i PD duke mos përmendur në asnjë moment Bashën.
Edhe Lulzim Basha, në mbledhjen me grupin parlamentar dhe kryesinë, tha se ka marrë vendimin të bëjë hap pas duke u tërhequr nga posti por do të vazhdojë të punojë për ringritjen e PD dhe bashkimin e demokratëve, por nuk e përmendi Berishën.

Top Channel

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera