“Rusia përdor Këshillin e Sigurimit për të dezinformuar dhe abuzuar me privilegjet e saj”
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 18 March 2022
Misioni i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka shpërndarë në median sociale, Twitter, një deklaratë të përbashkët për dezinformatat ruse dhe detyrën që ka për t’i paraqitur ato me fakte.
Gjithashtu, Rusia u akuzua se abuzon me privilegjet, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, i cili supozohet të jetë “një vend për arritjen e paqes përmes diplomacisë”.
“Pra, ne jemi këtu sot për t’i kërkuar llogari Rusisë. Për të thënë të vërtetën. Dhe për të siguruar që gënjeshtrat dhe dezinformatat e tyre të përballen me fakte”, thuhet në deklaratë.
Deklarata, e lexuar nga Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuese e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ka ardhur para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe është në emër të Shqipërisë, Francës, Irlandës, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
“Rusia po përpiqet edhe një herë ta përdorë këtë Këshill për të pastruar dezinformatat e saj, për të përhapur propagandën e saj dhe për të justifikuar sulmin e saj të paprovokuar dhe brutal ndaj Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Gënjeshtrat dhe dezinformacionet nga pala ruse, ths Thomas-Greenfield, janë krijuar për një qëllim, “për të shmangur përgjegjësinë për luftën e zgjedhur të Rusisë dhe katastrofën humanitare që ajo ka shkaktuar”.
Në deklaratë është përmendur se Rusia është ajo që posedon armë biologjike, dhe jo Ukraina siç është akuzuar nga Kremlini.
“Siç e dini të gjithë – dhe siç duhet t’ia kujtojmë publikut – është Rusia ajo që ka mbajtur prej kohësh një program armësh biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar – jo Ukraina. Është Rusia ajo që ka një histori të mirë-dokumentuar të përdorimit të armëve kimike – jo Ukraina. Dhe është Rusia, ajo që filloi këtë luftë të pakuptimtë”.
Nuk u la pa përmendur edhe roli i Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke e akuzuar se ka “abuzuar me përgjegjësitë dhe privilegjet e saj”.
“Ne do vazhdojmë të sigurojmë që taktikat e tyre të përballen me një kor të fuqishëm zërash nga e gjithë komuniteti ndërkombëtar të përgatitur për të qëndruar me Ukrainën dhe për të dalë në mbrojtje të Kartës së OKB-së”, përfundon deklarata.
Të tjera
-
Karolina e Veriut një nga shtetet me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024
Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedho...
-
Ku do të shpenzohet buxheti i Kosovës i vitit 2025
Miliona euro në investime kapitale ka planifikuar t`i shpenzojë Qeveria vitin...
-
Elmi Reçica: Bedri Hamza kryeministri në ardhje, po vjen ndryshimi në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka shkruar për tubimin që sot PDK mbajti në I...
-
Statistikat në TV turk, Kosova me energjinë më të lirë në rajon, Manxhuka: Demantohet propaganda e opozitës
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka publikuar disa të dhëna të t...
-
Letra e demokrates: Harris nderon shqiptarët, mbështet Kosovën
Në tokën e premtuar kontribuojnë për mbi një shekull, por nder më të madh se ...
-
Mallrat serbe/ Për një muaj hyjnë 750 dërgesa nga Serbia
Hyrja në territorin kosovar pas disa orë në kolonë vazhdon edhe me një kohë p...
-
E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhựἠua nga pesë persona në Prishtinë
Një ngjarje e trishtë dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një objek...
-
Abdixhiku ia kujton me video Kurtit dy premtime të mëdha që i kishte bërë për sportin: U tha, s’u bë – ndryshimi po vjen
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku kryeministri Ku...
-
Kërkimet për të pagjeturit, për herë të parë përdoret teknologjia “LIDAR”
Për herë të parë në qiellin e Kosovës e vendosur në një dron, ka fluturuar pa...
-
400 pasaporta s’dihet ku mbetën, Dimal Basha thirrje mërgimtarëve që të aplikojnë për dokumente që të votojnë më 9 shkurt
Dimal Basha në një postim në Facebook u ka dhënë instruksione mërgimtarëve në...
-
Hamza në Itali: Bizneset që i investojnë mbi 500 mijë euro apo i punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim
Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shkuar në Itali, ku ka t...
-
Policia arreston dy persona pastaj kapë 100 kg drogë në Raushiq, bastisje për substanca narkotike edhe në Barilevë (Pamje)
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë d...