Scholz dhe Stoltenberg për Ukrainën: Mbështetje po, ndërhyrje jo
Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 18 March 2022
Kancelari i Gjermanisë Scholz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në kuadër të takimit në Berlin theksuan, se NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në luftën e Ukrainës. Ata e kritikuan ashpër Rusinë.
Kancelari Olaf Scholz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin (17.03) kritikuan ashpër sulmet ndaj Ukrainës.
Ata theksuan njëkohësisht, se NATO nuk do të ndërhyjë në konflikt. “NATO mban përgjegjësi që të mos lejojë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, tha Stoltenberg. Një ndëryhrje do të ishte më e rrezikshme dhe do të shkaktonte më shumë vuajtje, të vdekur dhe shkatërrim. “Putin mbështetet vetëm tek dhuna”, kritikoi Scholz. Presidenti rus po shkakton në Ukrainë vuajtje të tmerrshme.
Deklarohet mbështje e mëtejshme
Scholz dhe Stoltenberg, siguruan Ukrainën për mbështetje të mëtejshme. “Ne qendrojmë në krahun e Ukrainës”, theksoi Scholz. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj paradite iu drejtua me “fjalë emocionale” Bundestagut duke përshkruar gjendjen e vështirë, tha Scholz: “Fati i njerëzve në Ukrainë na prek thellë.” Scholz deklaroi se Gjermania do të vazhdojë ndihmat e mëtejshme “përmes mjeteve financiare, ndihmave humanitare, si dhe përmes furnizimeve me pajisje ushtarake”.
Armatim në vend të ndërhyrjes
Ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s po konsultohen lidhur me zgjerimin e pranisë në territorin lindor të aleancës.
Stoltenberg vlerësoi mbështetjen gjermane ndaj Ukrainës në këtë drejtim. Edhe pranimi i dhjetra mijëra refugjatëve nga Ukraina tregon “zemërgjerësinë dhe solidaritetin”, tha ai. Njëkohësisht Stoltenberg vlerësoi përpjekjet e kancelarit Scholz, për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike përmes kontakteve direkte me kreun e Kremlinit Putin.
Scholz: “Shenjë e vullnetit tonë”
Duke iu referuar forcimit të gatishmërisë së aleancës për mbrojtjen Scholz tregoi “guxim politik” që nga ky vit të rrisë shpenzimet për mbrojtjen me dy përqind të produktit të brendshëm bruto, tha Stoltenberg. Edhe blerja e planifikuar e avionëve të rinj luftarakë është një hap i rëndësishëm. Scholz e cilësoi krijimin e një kapitali të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për forcimin e Bundesëehr-it si një “shenjë të vullnetit dhe vendosmërisë sonë për të reaguar ndaj gjendjes së ndryshuar”./DW
Të tjera
-
Përmes shantazhit mori një shumë parash – arrestohet një grua në Prishtinë
Një grua është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se në prill e kishte shant...
-
Kujdes nga këto numra, zbulohet skema e mashtrimit për vjedhjen e llogarive bankare të shqiptarëve
Policia e Tiranës ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm nga...
-
BE synon të ndalojë dύhanin dhe produktet alternative ma avull në zona të jashtme, zbulohet drafti
Komisioni Evropian do të rekomandojë ndalimin e pirjes së duhanit, duke përfs...
-
Blinken sërish në Egjipt, bisedime për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë në Egjipt të martë...
-
Dy vetura digjen në Çagllavicë
Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës. Kështu ka d...
-
Joseph: SHBA duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit
Situata mes Kosovës dhe Serbisë si dhe qëndrimet që po mbahen karshi të dyja ...
-
Janjiq: Vuçiq po kërkon një rikthim para kohës së Banjskës
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, duke komentuar situatën në v...
-
Starmer: NATO duhet ta vendosë Ukrainën në pozitën më të mirë të mundshme
Vendet e NATO-s duhet të vendosin Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundsh...
-
Sot mblidhen këto komisione parlamentare
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare. Në o...
-
Miku i Trump rrëfen detaje nga atentati me armë në Florida: Ish-Presidenti në atë moment u…
Të tjera detaje zbardhen lidhur me atentatin e dështuar ndaj ish-Presidentit ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, sot zhvillohet takimi i ri
Në Bruksel sot pritet të mbahet takimi i ri në nivel kryenegociatorësh në kua...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...