Lajme

Odessa shndërrohet në ‘kështjellë’! Në pritje të një sulmi rus

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 18 March 2022

Përpara barrikadës që bllokon hyrjen në shtëpi, në Odessa, një ushtar, gruaja e tij dhe vajza e tyre përqafohen me njëri-tjetrin ndërsa ndahen pa dëshirë.

Është një skenë e dhimbshme nga jeta e përditshme e një qyteti të njohur si “perla e Detit të Zi” — ende në paqe, por gati për luftë

“Ne po ndërtojmë barrikada, po saldojmë pengesa antitank , duke fortifikuar qytetin, duke bërë plane. Qyteti është kthyer në një kështjellë.Unë jam padyshim i shqetësuar se ekziston mundësia që (rusët) të vendosin të sulmojnë Odessën, ta kapin atë. Megjithatë ka shpresa se kjo mund edhe të mos ndodhë“, tha kryetari i bashkisë Gennadiy Roukhanov.

-Advertisement-

Ndërsa Diana Krainova, punonjëse në Gardën Kombëtare në Odessa, tha:

“Është shumë e dhimbshme të shikosh gjithë këtë sepse kam jetuar këtu pothuajse gjithë jetën time”.

Autoritet vlerësojnë se të paktën 60% e popullsisë së Odessës janë larguar për në vende më të sigurta në lindje, ose përtej kufijve të Ukrainës;

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera