Lajme

“E çuditshme!” Astronomi zbulon “yllin që mund të kishte jetë jashtëtokësore”

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 16 March 2022

Një yll i banueshëm është zbuluar “papritur” në hapësirë, i cili i ka lënë astronomët krejtësisht të hutuar

Astronomi, Dr David Whitehouse i tha Sky News se si një yll xhuxh i bardh duket se ka pasur planetë që sillën rreth tij, me një të atillë që ka distancë të duhur nga nxehtësia për të qenë kështu një “zonë e banueshme” në të cilën mund të kishte ujë në sipërfaqe të tij, kështu do të kishte jetë jashtëtokësore.

“Ky është një zbulim jashtëzakonisht emocionues për shkak se është një yll i bardh”, tha Whitehouse, transmeton GazetaExpress.

-Advertisement-

“Yjet xhuxhë të bardh nuk janë sikurse dielli i jonë, por është ajo që do të bëhet dielli i ynë”.

Ai ka shpjeguar se si në të ardhmen, dielli në sistemin tonë solar do të ndryshojë, fillimisht duke u zgjeruar për t’u bërë një gjigant i kuq.

Gjatë këtij procesi, ai do ta shkatërrojë Tokën dhe pastaj do të shembet vetë duke u bërë një yll xhuxh i bardh.

Whitehouse tha se prandaj ishte e “çuditshme” ta shohësh një yll xhuxh të bardh në fazën e fundit të tij “të shoqëruar me debrisin e tij përreth”.

Ai tha së për shkak të këtij debrisi, të cilat janë planetë që mund të jenë shkatërruar dhe zhdukur nga faza e gjigantit të kuq, “por që një gjë e tillë mbetet enigmë” për të.

“Por, ajo çfarë është edhe më e çuditshme, është drita që vije nga ky xhuxh i bardh dhe shuarjen e saj të ngadalshme, ju shihni 65 grumbuj materiale që sillen rreth këtij ylli, e cila gjë është e çuditshme vetvetiu”, tha tutje ai.

Është një zbulim befasues, thotë astronomi, të shohësh shuarjen e këtij ylli xhuxh në vend për shkak të “gravitetit të një planeti”.

A është ky planet, thotë ai, i cili “që mund ta këtë pasur distancën e duhur nga ylli i tij dhe kështu të jetë në gjendje ta mbajë ujin”. Ai thekson se ky është një sistem i çuditshëm, i pazakonshëm, i papritur dhe i fascinues” të cilin ai nuk e ka parë më parë.

I pyetur nëse ky planet ka qenë shtëpia e një jete jashtëtokësore, Whitehouse zbuloi se në fakt pozita si është vendosur tregon për një “zonë të banueshme”.

Ai shpjegoi se kjo nuk është e pazakontë në astronomi pasi që ekspertët në këtë fushë kanë identifikuar shumë planetë në të cilat mund të këtë jetë. Por, ai vuri në dukje që planetët mund të studiohen vetëm nga distanca që është burim i dritës së tyre, të cilët janë sikurse dielli i jonë.

“Nëse do të kishte ujë në sipërfaqen e tij, ky është njëri prej atyre planetëve të banueshme, andaj kjo është mënyra se si ne të dimë që një planet ka jetë, ku ka ujë të lëngshëm…”, shtoi eksperti i Universit.

“Të zbulosh objekte të cilat sillën rreth një ylli, ku temperatura është e njëjtë me atë të tokës, ku ka ujë të lëngshëm, nuk do të thotë se atje ka jetë sigurt”.

“Por, mund të themi që kushtet janë të përshtatshme ku mund të mendojmë se mund të fillojmë një jetë në të njëjtën mënyrë sikurse e kemi filluar në planetin tonë”.

I pyetur se cilat duhet të jenë lëvizjet e ardhshme për të supozuar për një jetë në një planet, Whitehouse tha se astronautët do të duhet të kthejnë në këtë drejtim “shumë lloje të teleskopëve” për të hulumtuar më shumë.

Është një sugjerim befasues, thotë ai së shkëncëtaret mund të përdorin edhe radio teleskopin me shpresën që ta detektojnë një “shenjë sado të thjesht për një civilizim jashtëtokësorë”, teksa ky ishte “një goditje e gjatë”, thotë ai që ishte “ia vlente t’ia hidhje një sy” për çdo rast.

Ai shtoi se si faza tjetër do të përcaktojë natyrën e atmosferës së planetit, a është komplekse apo e thjesht, në mënyrë që të kuptojmë a është e mundur jeta në të apo jo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera