Lajme

NATO do të përgjigjet ‘me forcë të plotë’ nëse Rusia sulmon territorin e saj, paralajmëron SHBA-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 13 March 2022

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, ka paralajmëruar se nëse Rusia “sulmon” territorin e NATO-s, blloku do të përgjigjet me “forcën e plotë”.

Sullivan tha se kjo do të nxiste Nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati të NATO-s do të konsiderohej si një sulm ndaj të gjithë aleatëve.

“Nëse do të ketë një sulm ushtarak në territorin e NATO-s, kjo do të shkaktonte thirrjen e Nenit 5 dhe ne do të sillnim forcën e plotë të aleancës së NATO-s për t’iu përgjigjur atij”, ka thënë ai për CBS.

-Advertisement-

“Gjithçka që unë do të them është se nëse Rusia sulmon, qëllon, godet territorin e NATO-s, aleanca e NATO-s do t’i përgjigjet kësaj”, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.

Ky reagim vjen vetëm disa orë pasi forcat ruse hodhën 30 raketa në një bazë që përdorej nga NATO vetëm 15 milje nga kufiri polak – dhe territori i NATO-s.

Ai tha gjithashtu se SHBA-ja po paralajmëronte drejtpërdrejt Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike, duke shtuar se nëse Vladimir Putin do të vendoste armë të shkatërrimit në masë, do të ishte një “vijë shtesë tronditëse” që ai kishte kaluar në të drejtën ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera