Lajme

Një lajm i mirë vjen nga ‘Petrol Company’ për çmimin e naftës

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 10 March 2022

Kompania e karburanteve në Kosovë, Petrol Company, ka njoftuar konsumatorët se çmimi i derivateve do të ulet, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi kanë thënë se që nga e mërkura Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar të rrisin prodhimin, gjë që po pritet edhe nga OPEC.

“Dje dhe sot kemi rënie të çmimeve dhe stabilizim të furnizimeve prandaj Petrol Company shpk ju bën thirrje që të jeni të qetë rreth çështjes së derivateve sepse do të ketë mjaftueshëm, dhe me çmime të normalizuara”, thuhet në njoftimin e Petrol Company.

-Advertisement-

Gjithashtu në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se edhe pse ka ndryshime në arenën ndërkombëtare, nuk pritet që çmimi të rritet në 3.50 euro./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera