Lajme

Plagosi një person në Gjakovë, policia arreston të dyshuarin dhe i konfiskon një kallash

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 10 March 2022

Pasditen e së mërkurës është plagosur një person me armë zjarri në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Gjakovës, e më pas në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person.

-Advertisement-

Gjithashtu është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 23 fishekë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera