Lajme

Arrin në dy milionë numri i ukrainasve që ikën nga vendi për shkak të luftës

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 09 March 2022

Rreth 1.33 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, informoi agjencia e Gardës Kufitare polake.

Në një postim në Twitter të mërkurën, agjencia bëri të ditur se për njerëzit që kanë hyrë në Poloni, 93% janë shtetas ukrainas, 1% janë polakë dhe 6% janë qytetarë të pothuajse 100 kombeve të tjera.

Agjencia informoi se vetëm të martën, 125,800 njerëz kaluan kufirin, nga rekordi ditor i së dielës prej 142,300, shkruan BBC.

-Advertisement-

Deri në orën 06:00 të mërkurën, 33,500 njerëz kishin kaluar kufirin.

Polonia është tashmë shtëpia e shumë ukrainasve – vlerësimet variojnë nga një deri në dy milionë njerëz dhe shumë kanë shkuar për të qëndruar me familjen ose miqtë atje.

Mijëra polakë po presin refugjatë edhe në shtëpitë e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera