Zonja e parë e Ukrainës letër botës: Ndaloni Putinin, ose nuk do ketë më asnjë vend të sigurt
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 09 March 2022
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në faqen e saj në Facebook, ku reflekton atë që ka ndodhur me Ukrainën në dy javët e fundit që nga pushtimi rus.
“Pavarësisht nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’ – kjo është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas”, shkruan Zelenska.
Në letrën e gjatë ajo shkruan: “Ndoshta më e tmerrshmja dhe gjëja më shkatërruese e këtij pushtimi janë humbja e jetëve të fëmijëve. Tetë vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Ose Polina nga Kievi , e cila vdiq në granatimet me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk mundi t’i afrohej në kohë për shkak të zjarreve intensive“.
Zonja e parë e Ukrainës thotë se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.
“Ndërsa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë pritue me kokteje molotov,” shkroi ajo.Zelenska gjithashtu i bëri jehonë kërkesave të bashkëshortit të saj për një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë. “Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren”, tha ajo.
“Unë dëshmoj dhe i them botës: lufta në Ukrainë nuk është një luftë “diku atje”. Kjo është një luftë në Evropë, afër kufijve të BE. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja me pretekstin e shpëtimit të civilëve”.
“Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili kërcënon të nisë një luftë bërthamore, nuk do të ketë vend të sigurt në botë për asnjë prej nesh”, përfundon ajo.
Të tjera
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...
-
Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit
Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën ...
-
Zgjedhjet 2025, Rama: Do të fitojmë sërish, PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin ’97
Nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, njëherë...
-
Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027
Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2...
-
Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për ‘Çmimet e Vullnetarizmit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e...
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
-
Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së
Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komu...
-
Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës
Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ po dalin të jenë ‘mollë sherri’ ndërmjet ...
-
Raportet e Vuçiq me Putin dhe planet e Turqisë për t’iu bashkuar BRICS’it- Berlini ka pyetje për Kurtin e Osmanin
Lidershipi i Kosovës ka qenë një nga më të zëshmit rreth raporteve të Beograd...