Kryeministri Kurti kërkon falje që e ngatërroi Besarta Jasharin, ka një arsyetim për gabimin e tij
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 06 March 2022
Kryeministri Kurti ka kërkuar sot falje, që në fjalimin e djeshëm në seancën solmene të Kuvendit, iu drejtua Besarta Jasharit, si vajza e Kryekomandantit Adem Jasharit. Për këtë gabim, pati edhe një arsyetim.
Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot fjalën e tij në Akademin përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së me një kërkimfalje, për një gabim të bërë dje në Kuvend, shkruan Gazeta Express.
“Fillimisht më lejoni t’ju kërkoj falje që në tekstin e fjalimit të djeshëm më është përvjedhur një gabim, dhe, kam thënë që, Besarta është vajza e Kryekomandantit Adem Jashari, në vend se të them e Hamëz Jasharit, ka thënë Kryeministri.
Më pas ka vazhduar me shpjegimin se pse e ka bërë këtë gabim.
“Mirëpo shtrohet pyetja pse nuk e vërejta këtë gabim, teksa e lexoja tekstin. Ka mundësi që kjo është për shkak se shpeshherë më ngjan që të gjithë ne që jemi gjallë, jemi fëmijë të Kryekomandantit Adem Jashari”, ka thënë Kurti.
Fjalimin, Kurti e ka vazhduar, duke nderuar pjesëmarrësit nga familja Jashari aty.
Dje, në seancën solemne, për nder të 24 vjetorit të rënies së familjes Jashari, Kryeministri, duke folur për të vetmen të mbijetuar nga masakra, Besarta Jasharin, tha se “E vetmja e mbijetuar e familjes Jashari nga kjo masakër, që ka arritur të tregojë ngjarjen si e ka parë me sytë e saj – është vajza e kryekomandantit Adem Jasharit – Besarta”.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton rritje 50 % të përfitimeve për kategoritë e luftës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se për kategoritë ...
-
Hamiti për Qeverinë Kurti: Këta e konsiderojnë shtetin e Kosovës të përkohshëm
Muhamet Hamiti i LDK-së thotë se në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit, Kosov...
-
Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Në pak më shumë se nëntë vite, ish-presidenti dhe ndoshta presidenti i ardhsh...
-
Kamala Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për president
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris vjen nga një prej zonave më...
-
Bedri Hamza me premtim të madh: Pagat rriten 50%, asnjë pension nën 200 euro
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka dhënë premtimin më të ...
-
“Kosova mundet ma mirë” – Bedri Hamza shpalos sloganin e PDK-së
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e k...
-
Nga sot për çdo festë dhe vikend kufirin Kosovë – Shqipëri e kaloni me procedura të lehtësuara
Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është rikthyer procedura e thjeshtë...
-
Bllokimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë, revoltohet Blendi Fevziu
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar i irrituar për skandalin e shëmtuar me prot...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza është kryeministri që i duhet sot Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në hapje të Konven...
-
Simpatizantët e PDK-së mbushin sallën e “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë në konventën për Bedri Hamzën kryeministër
Mijëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në Prisht...
-
Bislimi: Po ecim me hapa të shpejtë drejt rritjes ekonomike dhe përafrimit me BE-në
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi thotë se Raporti i sivjetmë i Progresit d...
-
Ganimete Musliu e bindur: Qeverisë Kurti po i vije fundi
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryemi...