Si po përgatitet Kievi për t’u përballur me pushtimin rus
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 04 March 2022
Pushtimi rus i Ukrainës erdhi në ditën e nëntë. Pavarësisht dhjetëra sulmeve dhe dhunës në qytetet kryesore të vendit, kryeqyteti i Kiev-it po lufton kryesisht në periferi. Qendra e qytetit dhe ndërtesat kryesore të tij janë ende nën kontrollin e Ukrainës. Megjithatë, ekziston frika se një rrethim nga forcat ruse, mund të nisë në çdo moment.
Si kryeqytet i Ukrainës, ndoshta do të jetë “vendi që vendos se kush e fiton luftën”.
Jeta e qytetit është kthyer plotësisht përmbys. Prej ditësh mijëra njerëz kanë jetuar në stacionet e metrosë, të cilat janë shndërruar në strehimore emergjente, apo në bodrume ndërtesash të ndryshme. Gjetja e ujit të pijshëm dhe ushqimit po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Stacionet e trenit janë plot me njerëz që përpiqen të largohen nga qyteti, ndonjëherë pa e ditur se ku shkojnë trenat në të cilin hipin, por ka edhe nga ata që po përgatisin llogoret luftarake nëpër rrugët e qytetit për të luftuar.
Parashikimi se si do të evoluojë situata, nëse, si dhe kur rusët mund të marrin kontrollin e Kievit, është aktualisht shumë e vështirë. Por, mes njerëzve që jetojnë atje, frika se qyteti do të bjerë se shpejti nën kontrollin e rusëve është reale dhe e prekshme, ata në Kiev, po përgatiten në mënyra të ndryshme për ardhjen e forcave ruse dhe për përshkallëzimin e luftës.
Ata që kanë vendosur për të luftuar dhe qëndrojnë në qytet, po përballen me frikën e bombardimeve, pavarësisht nga fakti që në ditën e parë të pushtimit, në Kiev bien sirenat, të cilat janë kthyer në kolonë zanore të përditshme për jetën e qytetit. Shumë njerëz kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke fjetur në bodrum ose tokë, në mes të korridoreve, për t’u strehuar pranë mureve më të forta ose në pikat e shtëpisë që konsiderohen më të sigurta në rast bombardimi.
Mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre për t’u strehuar në tunelet nëntokësore. Sidomos në metro, ku sipas kryetarit të Kievit, kanë gjetur strehim rreth 15 mijë persona, kryesisht gra dhe fëmijë.
Metrotë e Kievit janë të mbushura me dyshekë, mbi të cilët flenë tre ose katër persona në të njëjtën kohë. Atje, në fakt, ato pak stola që ishin janë zënë nga personat që arritën të mbërrijnë të parët, duke vendosur batanijet e tyre atje. Njerëz të tjerë kanë sjellë me vete disa tenda kampingu për të krijuar një hapësirë sa më private ndaj njerëzve të tjerë. Por ka edhe nga ata që kanë sjellë kafshët shtëpiake me vete.
Aty ku ka priza elektrike, shkruante Nju Jork Times, janë shndërruar në “stacione karikimi për celularët”, ku shumica e njerëzve që jetojnë aje prej disa ditësh, duan të mësojnë mbi atë se çfarë po ndodh në sipërfaqe përmes informacionit të shpërndarë në internet. Në metro, tani për tani, ka tualete funksionale.
Shumë familje janë të ndara, një grua që aktualisht jeton në metronë e Kievit, mori vajzën e saj gjashtë vjeçare me vete, por djalin e la me gjyshën, e cila jeton në periferi të Kievit, ndërsa bashkëshorti i është bashkuar luftës.
Në platformat e metrosë nuk ka vetëm dyshekë, por edhe valixhe, çanta dhe qese plastike plot me ushqime dhe furnizime të tjera.
Andrew Kramer, korrespondent në Kiev për Nju Jork Times, shkruan se ka shumë vullnetarë që sjellin ushqime dhe nevoja themelore në metro, të cilët hyjnë dhe dalin nga stacionet, shpesh të drejtuar nga ushtarë. Megjithatë, ndërsa bombardimet vazhdojnë, raftet e supermarketeve të Kievit janë gjithnjë e më shumë bosh.
Sapo mbaroi shtetrrethimi që ishte vendosur në fundjavë, jashtë supermarketeve u krijuan radhë të gjata qytetarësh.
Në një supermarket në qendër të Kievit, shkruajti Al Jazeera, mbetën vetëm mallrat më të shtrenjta, si çokollatat zvicerane, djathërat francezë apo proshuta spanjolle, ndërsa buka, perimet dhe uji përfunduan. Po ashtu, qyteti ka hasur në probleme logjistike me furnizimin e mallrave, ndërsa pronari i një supermarketi tha se duke qenë se qyteti është i rrethuar nga rusët, ai nuk është i sigurtë nëse ngarkesat e furnizimit që janë planifikuar të mbërrijnë. Ekziston një problem i ngjashëm edhe me ilaçet.
Përveç metrosë, banorët e Kievit po strehohen edhe në zonat e fortifikuara të tjera nëntokësore, si bodrumet e pallateve dhe spitaleve.
Një klinikë materniteti në Kiev, po përpiqet të vazhdojë të funksionojë nëntokë, drejtori i saj, Dmytro Govseyev i tha Nju Jork Times se pesë foshnja kanë lindur tashmë në ato bodrume që nga fillimi i luftës.
Në qytet po përgatiten për luftë, përveç ushtarëve, edhe një numër i madh civilësh.
“Pothuajse në çdo rrugë, shkruajti Andrew Kramer në Nju Jork Times, janë vendosur barriera fizike për t’i bllokuar ato. Që nga dita e mërkurë, shumë rrugë në Kiev janë mbyllur gjithashtu për makinat e civilëve, ndërsa shenja të shumta paralajmëruese janë shfaqur për praninë e minave antitank”.
Ushtria ukrainase hodhi në erë gjithashtu disa ura që mund të përdoreshin nga ushtria ruse për të arritur në qytet. Ata filluan të përdorin një strategji të tillë që nga dita e dytë e pushtimit, duke bërë që shumë ura të vendit të dalin jashtë përdorimit.
Të tjera
-
Në Gjakovë identifikohet një lokacion i mbjellë me bimë nạrkotikẹ
Në brezin kufitar me Shqipërinë, në një zonë të thellë malore Policia e Kosov...
-
“Edhe gratë vdẹsin për atdhe”, Maqedonci fton të rejat t’i bashkohen FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rejave që të aplik...
-
Halil Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim, po kërkon para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim
Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e ...
-
33 vjet nga ndeshja e parë pas mëvetësimit të futbollit kosovar
Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka kujtuar një ...
-
Biserko: Idea e Vuçiqit për “territor të okupuar”, marrëzi
Sonja Biserko ka folur lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksandar Vu...
-
Media serbe: Të martën vazhdon dialogu në Bruksel, Kosova refuzon takimin trepalësh
Në Bruksel, javën e ardhshme do të mbahet raundi i ri i dialogut në nivel kry...
-
Lajçaku tha se Serbia është tërhequr nga letra drejtuar BE-së, Bërnabiq: S’është koha të tregojmë tani
Pas konfirmimit pa mëdyshje të të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Ko...
-
Vuçeviq: Vuçiqi sot do të sqarojë çka po ndodhë në Kosovë dhe se çfarë do të ndërmarrë shteti serb
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm për opinionin s...
-
Policia e Kosovës: Kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes në disa lokacione në veri të vendit
Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese n...
-
Hapet konkursi në Qendrën e Studentëve, do të pranohen rreth 4 mijë studentë
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka hapur konkursin për pran...
-
Dugolli: Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë
Zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri, Enver Dugolli tha se veprimet e fun...
-
Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë kryetari i ri i Konferencës së Si...