IKSHPK merr një vendim shumë të rëndësishëm lidhur me testim për Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 04 March 2022
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me testimet për Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.
Ky institut ka njoftuar se kanë ndërprerë marrjen e mostrave për testim për koronavirus gjatë të dielave.
Sipas IKSHPK-së situata epidemiologjike është përmirësuar dhe numri i rasteve pozitive me Covid-19 ka rënë.
IKSHPK po ashtu ka bërë të ditur se testimi për Covid-19 do të vazhdojë nga dita e hënë e deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00-14:00.
“Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërpen marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave. Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Kosovë pozitiv me Covid-19 kanë rezultat 69 persona, kurse nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Policia e Kosovës: Kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes në disa lokacione në veri të vendit
Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese n...
-
Hapet konkursi në Qendrën e Studentëve, do të pranohen rreth 4 mijë studentë
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka hapur konkursin për pran...
-
Dugolli: Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë
Zëvendëskryetari i Komisionit për Siguri, Enver Dugolli tha se veprimet e fun...
-
Pasi i përfundon mandati si shef i NATO-s, Stoltenberg do të punësohet në Gjermani
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë kryetari i ri i Konferencës së Si...
-
Policia shpall në kërkim këtë grua, kërkon ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua si të dyshuar dhe ka kërkuar...
-
Dënohen me nga 2 mijë euro gjobë dy të akuzuarit për kanosjen e deputetes Blerta Deliu
Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku janë dënuar me nga një mijë euro secili pasi ak...
-
“Po gabojnë me fishkëllima”, Trajkoviq i mëson serbët në Veri si të protestojnë ndaj zyrtarëve të Kosovës
Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka shkruar për ngjarjet e fundit në Veri t...
-
Bastisen nëntë lokacione, sekuestrohen ạrmë e municion në Prishtinë
Policia e rajonit të Prishtinës, njofton se ka përfunduar me sukses një opera...
-
Ganimete Musliu tallet me Specialen: A duhet arrestuar edhe Abdixhiku?
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cil...
-
Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku shqiptoi policia gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 591 tiketa trafiku gjatë 24 ...
-
Provokojnë serbët, vendosin pamflete kërcënuese: Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska
Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të ...
-
Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë
Presidentja, Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100...