Talat Xhaferi: Do ta ndihmojmë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 04 March 2022
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim sot homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi.
Në një konferencë të përbashkët për media, dy kryekuvendarët lavdëruan marrëdhëniet e mira mes dy republikave, duke thënë se ato shkojnë deri në raporte vëllazërore, për të cilat edhe u zotuan se do t’i thellojnë.
Konjufca tha se roli i dy parlamenteve për të vepruar në të njëjtën kornizë është i rëndësishëm për dyja vendet që po rreshtohen krah botës demokratike, duke marrë shembull edhe miratimin e rezolutës që dënon agresionin rus në Ukrainë.
“Relacionet tona të mira diktohen edhe prej vetë natyrës së lidhjeve që e kanë popujt tonë e të cilat shkojnë edhe në lidhje familjare dhe të thella në mes dy popujve. Bashkëpunimi shumë i mirë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut me të gjitha institucionet, mes parlamenteve tona, qeveritë me mbledhjet e përbashkëta prej të cilave dalin marrëveshje të rëndësishme, vizita e para disa javëve e presidentit Pendarovski, tregojnë për një aktivitet të shtuar dhe thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve”.
Konjufca tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO edhe njëherë po e sjell në vëmendje rëndësinë e vet për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, Xhaferi tha se po gjendet në mes të vëllezërve dhe se kjo është një konstatim për marrëdhënie të mira bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kemi qëndrim afirmativ ndaj aderimit të Republikës së Kosovës në të gjitha nismat dhe forumet multilaterale dhe rajonale, si dhe do të vazhdojmë edhe më tej në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat ndërkombëtare ku jemi anëtarë me të drejtë vote”.
Xhaferi tha se vendi i tij e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe një marrëveshje që do të sillte paqe për të dyja vendet./express
Të tjera
-
Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se presidenti serb, A...
-
Miftaraj: S’ka nevojë për panik – shqetësim duhet të jetë vetëm koordinimi me ShBA-në
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presiden...
-
Konferenca e Vuçiq, për “masat” ndaj Kosovës thotë se do të jenë “të vështira” dhe se “kërkojnë punë”
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke folur në një konferencë pë...
-
Dyshohet për kạnosje, Inspektorati rekomandon suspendimin e një zyrtareje policore
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e institucionit i...
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues 2024”
Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicion...
-
Sulmi i Banjskës, ky është hoteli që u bë burim informatash për Kosovën dhe hetimin
Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin pë...
-
Deklaratat se do të kalojnë 50%, Balje me mesazh për Kurtin: “Kanihere pazari që e bën brenda në shtëpi nuk të del ashtu edhe jashtë shtëpisë”
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar deklaratat publike t...
-
Presidenca ndan momente nga ceremonia në Gjermani ku Osmani përshkruhet si “pasuese e Rugovizmit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M...
-
Reagon asamblisti i LDK-së pas përplasjes me Bulliqin: Po përdoren mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz
Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, ka reaguar pas përplasjes së...
-
Pak para adresimit të Vuçiqit, Kurti del me reagim: Në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime të reja, nuk trembemi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ko...
-
“Përgatitemi për çdo gjë”, e konfirmon Vuçeviq, Serbia pranë rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka konfirmuar zërat e muajve të fundit, që ...
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Krye...