Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit në rastin “Brezovica 3”
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 04 March 2022
Prokuroria Themelore e Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore që t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh tetë të arrestuarve dje për rastin “Brezovica”.
Të arrestuarit aktualisht gjenden në masën e ndalimit 48 orësh.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016, i pandehuri I.M., si person zyrtar – Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për personat tjerë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit” nga neni 422 par.1 të KPRK-së. I njëjti, sipas Prokurorisë, në mënyrë të tërthortë ka pranuar para, që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par. 2 të KPRK-së.
Për të pandehurin A.I., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2014 deri në vitin 2018, në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. Po ashtu, i njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.
Për të pandehurit Z.G., dhe A.X., ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019, si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) në Prishtinë, në bashkëkryerje kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, Komuna Shtërpcë, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së. Të njëjtit, si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH), në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marrë para, me qëllim të ushtrimit të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar , me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Ushtrimi i ndikimit ” nga neni 431 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Ndaj M.Sh., ekziston dyshimi i bazuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë dhuratë personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.
Sipas Prokurorisë, ndaj të pandehurit F.H., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.
Kurse, ndaj të pandehurit R.A., ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, në mënyrë të tërthortë, i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë, i ka dhënë para personit zyrtar që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së. Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2017, i njëjti ka falsifikuar dokumentin publik, me qëllim që të përdoret si origjinal, me këtë do të kryente veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 par.2 të KPRK-së
Kurse, ndaj të pandehurit H.A., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2015-2020, në Shtërpcë, si investues në vikend-zonë, në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë, i ka dhënë dhurata në para dhe vikend-shtëpiza personit zyrtar me qëllim që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.
Të tjera
-
Dyshohet për kạnosje, Inspektorati rekomandon suspendimin e një zyrtareje policore
Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e institucionit i...
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues 2024”
Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicion...
-
Sulmi i Banjskës, ky është hoteli që u bë burim informatash për Kosovën dhe hetimin
Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin pë...
-
Deklaratat se do të kalojnë 50%, Balje me mesazh për Kurtin: “Kanihere pazari që e bën brenda në shtëpi nuk të del ashtu edhe jashtë shtëpisë”
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka komentuar deklaratat publike t...
-
Presidenca ndan momente nga ceremonia në Gjermani ku Osmani përshkruhet si “pasuese e Rugovizmit”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpërblyer në Gjermani me çmimin M...
-
Reagon asamblisti i LDK-së pas përplasjes me Bulliqin: Po përdoren mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz
Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, ka reaguar pas përplasjes së...
-
Pak para adresimit të Vuçiqit, Kurti del me reagim: Në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime të reja, nuk trembemi
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ko...
-
“Përgatitemi për çdo gjë”, e konfirmon Vuçeviq, Serbia pranë rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka konfirmuar zërat e muajve të fundit, që ...
-
PDK mban mbledhjen e Kryesisë: Kosova ka nevojë për një kryeministër si Bedri Hamza me 9 shkurt
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Krye...
-
“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar ...
-
Si i fitoi miliona euro tenderë ndër vite Milan Radojiçiq nga institucionet e Kosovës?
Aktakuza e ngritur të mërkurën për rastin e Banjskës, duket se do t’i hap rrr...
-
Osmani takon ambasadorin Guerot, flasin për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Fra...