Nga një luftë e tejzgjatur deri tek rrëzimi i Putin/ Skenarët: 5 mënyra se si mund të mbarojë lufta në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 04 March 2022
Prej më shumë se një jave bota është tronditur nga ajo se çfarë po ndodh në Ukrainë, e ndërsa pritet me ankth përfundimi i luftës së nisur prej Vladimir Putin, analistët flasin për 5 skenarë se si mund të përfundojë lufta.
Skenari i parë, thotë BBC, është ai i një luftë të shkurtër , ku Putin bombardon masivisht me raketa Ukrainën, mijëra civilë vdesin, ndërsa presidenti Zelenski vritet ose arratiset nga vendi, e pas kësaj Rusia vendos një qeveri kukull, kështu Ukraina i bashkohet Bjellorusisë si një shtet klient i Moskës.
Skenari i dytë, lufta e gjatë. Forcat ruse ngecin, pengohen nga morali i ulët, logjistika e dobët dhe lidershipi i paaftë. Në këtë mënyrë u duhet më shumë kohë për të marrë qytete si Kievi. Dhe më pas, ndoshta pas shumë vitesh, me një udhëheqje të re në Moskë, forcat ruse përfundimisht largohen nga Ukraina.
Skenari i tretë. Lufta evropiane. Putin mund të kërkojë të rimarrë më shumë pjesë të ish-perandorisë ruse duke dërguar trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s. Ose ai mund të kërcënojë se do të dërgojë trupa në shtetet baltike – të cilat janë anëtarë të NATO-s – si Lituania, për të krijuar një korridor tokësor me enklavën bregdetare ruse të Kaliningradit. Kjo do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe do të rrezikonte një luftë me NATO-n. Sipas nenit 5 të statutit të aleancës ushtarake, një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve.
Skenari i katërt, një zgjidhje diplomatike. Diplomatët thonë se është e rëndësishme që udhëheqësi rus të dijë se çfarë do të duhej që sanksionet perëndimore të hiqen, në mënyrë që të ketë një marrëveshje.Një mundësi do ishte ajo që ukraina pranon sovranitetin rus mbi Krimenë dhe pjesë të Donbasit. Nga ana tjetër, Putin pranon pavarësinë e Ukrainës dhe të drejtën e saj për të thelluar lidhjet me Evropën. Kjo mund të mos duket e mundshme, por nuk është përtej sferës së besueshmërisë.
Dhe skenari i fundit , Putin rrëzohet! Mijëra ushtarë rusë vdesin nga lufta, ndërsa sanksionet ekonomike mbysin Rusinë dhe Putin humbet mbështetjen popullore. Në fund anëtarë të elitës ushtarake, politike dhe ekonomike të Rusisë kthehen kundër tij duke i dhënë fund qeverisjes së tij.
Të tjera
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...
-
Bie nga ballkoni pronari i hotelit në Himarë, përfundon në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Himarë. ...
-
Sekuestrohen shtatëmbëdhjetë motoçikleta nё Pejё
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, gjatë vikendit të shtunën dhe të dielë...