Kush janë njerëzit besnikë të Putinit që po drejtojnë luftën në Ukrainë?
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 03 March 2022
Vladimir Putin po e çon ushtrinë ruse në një luftë me rrezik të lartë që kërcënon të copëtojë ekonominë e vendit të tij.
Ai rrallëherë është dukur i izoluar si në dy daljet e fundit me rrethin e tij të ngushtë, ku ulet në një distancë nga këshilltarët e tij më të afërt.
Si komandant i përgjithshëm, përgjegjësia përfundimtare për pushtimin i takon atij, por ai gjithmonë është mbështetur nga një rreth besnik, shumë prej të cilëve gjithashtu filluan karrierën e tyre në shërbimet e sigurisë ruse, raporton BBC.
Sergei Shoigum, i besuari i Putinit prej kohësh, i cili ka mbështetur linjën e Putinit për çmilitarizimin e Ukrainës dhe mbrojtjen e Rusisë nga i ashtuquajturi kërcënim ushtarak i Perëndimit.
Ai shkon në udhëtime gjuetie dhe peshkimi me presidentin në Siberi, dhe në të kaluarën ai është parë si një pasardhës i mundshëm.
Shoigum është ministër i Mbrojtjes dhe u vlerësua për pushtimin e Krimesë në 2014-ën. Ai ishte gjithashtu në krye të agjencisë së inteligjencës ushtarake GRU, i akuzuar për dy helmime me agjent nervor – sulmi vdekjeprurës i vitit 2018 në Salisbury në MB dhe sulmi gati fatal ndaj liderit të opozitës Alexei Navalny në Siberi 2020.
Ekspertët kanë analizuar foton dhe nga gjuha e trupit kanë arritur në përfundimin se qëndrimi i tyre në tryezë me Putinin duket i sikletshëm. Por ministri i mbrojtjes është ende zëri më me ndikim për Putinin.
Shoigum ka luajtur një rol të madh në fushatat ushtarake të Vladimir Putin që kur ai komandoi një ushtri në Luftën Çeçene të vitit 1999 dhe ishte në ballë të planifikimit ushtarak për Ukrainën gjithashtu, duke mbikëqyrur stërvitjet ushtarake në Bjellorusi muajin e kaluar.
Ai është një nga tre besnikët e Putinit që kanë shërbyer me të që nga vitet 1970 në Shën Petersburg, kur qyteti i dytë i Rusisë njihej ende si Leningrad.
Dy personat e tjerë të fortë janë shefi i shërbimit të sigurisë Alexander Bortnikov dhe kreu i inteligjencës së huaj Sergei Naryshkin.
Pak kanë aq ndikim mbi presidentin sa Nikolai Patrushev. Ai jo vetëm që punoi me të në KGB-në e vjetër me të gjatë epokës komuniste, ai e zëvendësoi atë si kreu i organizatës pasardhëse të saj, FSB, nga viti 1999 deri në 2008.
Sergei Lavrov, 71 vjeç, është edhe më shumë provë se Vladimir Putin mbështetet shumë në figura nga e kaluara e tij.
Një fytyrë e rrallë grua në rrethin e Putinit, ajo mbikëqyri votën e dhomës së sipërme për të vulosur dislokimin e forcave ruse jashtë vendit, duke i hapur rrugën pushtimit.
Valentina Matviyenko është një tjetër besnike e Putinit nga Shën Petersburg, e cila ndihmoi në aneksimin e Krimesë në vitin 2014 gjithashtu.
Por ajo nuk konsiderohet të jetë vendimmarrësja kryesore. Thënë kështu, pak njerëz mund të thonë me siguri të plotë se kush po merr vendime të mëdha.
Ish-truproja e presidentit, ai tani drejton gardën kombëtare të Rusisë, Rosgvardia, e formuar nga Presidenti Putin vetëm gjashtë vjet më parë si një lloj ushtrie personale të ngjashme me perandorinë romake.
Duke zgjedhur rojen e tij personale të sigurisë për ta drejtuar, ai u sigurua për besnikërinë e tij dhe Viktor Zolotov e ka rritur numrin e saj në 400,000.
Problemi është se drejtuesi i Gardës Kombëtare nuk ka trajnime ushtarake dhe pasi forcat e tij nuk kanë tanke, ata kanë qenë gjithashtu të prekshëm ndaj sulmit.
Kë tjetër e dëgjon Putini?
Kryeministri Mikhail Mishustin ka detyrën e palakmueshme për të shpëtuar ekonominë, por ka pak fjalë për luftën.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin dhe kreu i gjigantit shtetëror të naftës Rosneft, Igor Sechin, janë gjithashtu të afërt me presidentin, sipas analistit politik Yevgeny Minchenko.
Vëllezërit miliarderë Boris dhe Arkady Rotenberg, të cilët ishin miq të fëmijërisë së presidentit, kanë qenë prej kohësh edhe të besuar të ngushtë. Në vitin 2020, revista Forbes i emëroi ata si familjen më të pasur në Rusi.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...