Lëvizjet e fundit të Turqisë rreth pushtimit të Ukrainës nga Rusia
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 27 February 2022
Turqia i është referuar pushtimit rus në Ukrainë si “luftë” të dielën, duke shënuar një forcim të retorikës së saj që mund të hapë rrugën për një bllokim të anijeve ruse përmes ngushticave të Dardaneleve dhe Bosforit që e lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi, raporton The Guardian.
“Në ditën e katërt të luftës në Ukrainë, ne përsërisim thirrjen e presidentit Erdogan për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ruse dhe fillimin e negociatave për armëpushim”, shkroi zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin në Twitter.
Sipas konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi ngushticat e Dardaneleve dhe Bosforit që e lidhin Mesdheun dhe Detin e Zi dhe mund ta kufizojnë kalimin e anijeve luftarake gjatë kohës së luftës.
Duke balancuar angazhimet e saj perëndimore dhe lidhjet e ngushta me Moskën, Ankaraja ka thënë se sulmi rus është i papranueshëm, por deri të dielën nuk e kishte përshkruar situatën si luftë, raporton Reuters.
Kievi i ka bërë thirrje Ankarasë që t’i bllokojë anijet luftarake ruse që të kalojnë drejt Detit të Zi, nga i cili Moska ka nisur një nga inkursionet e saj në bregdetin jugor të Ukrainës.
Turqia ka kultivuar lidhje të mira me Rusinë dhe Ukrainën. Çdo hap shumë larg kundër Moskës mund t’i dëmtojë importet e saj të rënda të energjisë dhe mallrave dhe sektorin e saj të turizmit në një kohë trazirash të brendshme ekonomike.
Të tjera
-
KQZ vendos për logon e re të institucionit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re të inst...
-
GAP: Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më të pabarabartë import-eksport
Instituti GAP, ka vlerësuar se Kosova vazhdon të jetë shteti me raportin më t...
-
Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungari...
-
Deputetët gjermanë në Kosovë, takojnë ministrin Murati
Një grup i deputetëve gjermanë nga Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale, po...
-
I akuzuari tjetër në rastin e vrạsjes së Triumf Rizës deklarohet i pafajshëm
I akuzuari në vrasjen e ish-policit Triumf Rizja, Ilir Avdullahu, u dekla...
-
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e historianit Hakif Bajrami
Kryeministri, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Bajrami n...
-
Vrạsja e Liridonës, Pacolli nis procesin gjyqësor ndaj analistit Arian Curri
Vrasja tragjike e Lirodona Ademit në Kosovë nëntorin e shkuar ka prodhuar një...
-
Shkolla “Elena Gjika” del me sqarim për përdorimin e termeve “prindi 1 dhe prindi 2” për nënën dhe babain
Të martën në media u publikua një dokument i shkollës “Elena Gjika”, k...
-
Gjermania dëbon dhjetëra vetë nga Kosova e Serbia: Iu mohua e drejta për azil!
Gjermania ka nisur një ofensivë për dëbimin e personave të cilëve u mohohet e...
-
Princesha e Uellsit rikthehet në detyra publike pas kimioterapisë
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka organizuar takimin e saj të parë zyrt...
-
“Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar” Ramadani thotë se ministri Sveçla u mashtrua për Urën e Ibrit, e këshillon të dorëheqet
Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka rekomanduar ministrit të Bre...
-
Vdes shoferi i veturës, policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Deberllukë të Mitrovicës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Deberllukë në Mitrovic...