Prokuria Themelore në Prishtinë ngre aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policorë dhe një qytetari
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 17 February 2022
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftonon pinionin publik se Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas një punë të gjatë hetimore dhe intensive të udhëhequr nga prokurori i shtetit, më 16.02.2022, ka ngritur aktakuzë kundër dymbëdhjetë (12) zyrtarëve policor, si dhe një (1) qytetari, për vepra të ndryshme penale.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.
I pandehuri V.Sh., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.
Të pandehurit: M.G., D.M., V.F., F.K., J.D dhe L.M., zyrtarë policor, kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, sipas KPRK-së.
Të pandehurit R.S., M.K dhe V.Z., zyrtarë policor, kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, të parapara sipas KPRK-së.
I pandehuri V.B., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.
I pandehuri A.H., qytetar, ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, të paraparë sipas KPRK-së.
Në këtë çështje penale, është i përfshirë edhe një dëshmitar bashkëpunues.
Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale që i’u vihen në barrë dhe të dënohen sipas ligjit.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...