Çfarë thotë ish-ministri për ish-sekretarin që u kap me 50 kg drogë dhe cili ishte reagimi i Limajt
Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 16 February 2022
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka folur për arrestimin e ish-sekretarit të kësaj ministrie, Burim Rrecit, shkruan Gazeta Express.
Hasani për T7 ka thënë se Rrecin e ka shkarkuar si pasojë e ankesave të ndryshme.
Pas këtij shkarkimi ai tha se është shkarkuar nga ministria me vendim të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
“Kemi pasur ankesa të drejtpërdrejta të palëve, por Fatmir u bojke që s’kam informatë dhe nuk jam i involvuar në këtë punë. Kur e shkarkova më tha jo e kam mik shtëpie dhe nuk ta fali”, ka thënë ai.
Rreci ka pasur disa hyrje-dalje në këtë funksion. Ai u emërua në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së në vitin 2018, derisa në qeveri ishte Ramush Haradinaj. Ky emërim ishte kundërshtuar nga disa organizata të shoqërisë civile, por edhe nga Ambasada Britanike, pasi i njëjti nuk i kishte plotësuar kushtet për këtë pozitë.
Në ndërkohë, Rreci ishte suspenduar nga MTI-ja edhe më 29 gusht të vitit 2018 nga ministri i atëhershëm i MTI-së, Bajram Hasani, më 29 gusht 2018. Një javë pas këtij vendimi, kryeministri i atëhershëm Haradinaj e kishte liruar Hasanin nga detyra me arsyetimin se një gjë të tillë e ka kërkuar Nisma.
Një javë pas shkarkimit të ministrit Hasanit, Rreci ishte rikthyer në pozitën që kishte më parë.
Në arsyetim të vendimit për rikthim në punë të Rrecit, thuhej se ka pasur shkelje materiale dhe procedurale në vendimin për pezullim.
Ndërkaq, më 11 nëntor të vitit 2019, Burim Rraci sërish bëhet lajm, pas një incidenti që kishte ndodhur në ministrinë ku ai ishte i angazhuar. Sipas informatave, Rreci ishte sulmuar në zyrën e tij fizikisht nga Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.
Pas këtij incidenti, Krasniqi ishte suspenduar nga puna.
Ndërkaq, Rraci kishte qëndruar në pozitën e Sekretarit të MTI-së deri në shkurtin e 2020-ës, kur Qeveria “Kurti” e kishte vënë atë në listë rezervë, bashkë me disa sekretarë tjerë.
Mirëpo, ky vendim i qeverisë “Kurti” u anulua me ardhjen e qeverisë “Hoti”. Në muajin qershor, në mbledhjen e rregullt të qeverisë së Kosovës, me propozim të ministrit të MTI-së, Vesel Krasniqi, u kërkua rikthimi në detyrë i Rrecit.
“Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i caktuar me vendimin e qeverisë numër 1/26 të datës 29.01.2018, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, kishte thënë ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi më 22 qershor të atij viti.
Ndërkohë, mediumi malazez “Vijesti” ka raportuar dje se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.
Sipas informatave Rreci është arrestuar herët në mëngjes të martën, në terminalin e daljes.
“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim./Gazeta Express/
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...