Lajme

Data 16 shkurt shpallet Ditë Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë në Republikën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 16 February 2022

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot është bërë përurimi i obeliskut në hyrjen e Kampusit të Qendrës Klinike dhe Universitare i Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur, Rama përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Në këtë postim ai shkroi se sot morën vendimin me të cilin data 16 shkurt u shpall Ditë Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë në Kosovë.

-Advertisement-

“Kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë sot nxorën vendimin me të cilin data 16 shkurt shpallet Ditë Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë në Republikën e Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje për punën e punonjësve shëndetësorë, sot u përurua obelisku në hyrjen e Kampusit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, ka shkruar Rama.
Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera