Komuna e Prishtinës merr vendim për rimburësimin për Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 11 February 2022
Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e sotme e ka shfuqizuar vendimin për subvencionimin e qytetarëve që kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Prishtinasit që infektohen me Covid-19 nuk do të rimburësohen më me para.
Më 26 vota pro, 18 vota kanë qenë kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të datës 26 nëntor 2020 për subvencionimin e qytetarëve të komunës së Prishtinës të infektuar me COVID-19.
Vetëvendosja nuk e përkrahu këtë vendim në mbledhjen e sotme. Gëzim Sveçla tha se VV nuk e përkrah ndërprerjen e subvencionimit duke e konsideruar të padrejtë.
“Mendojmë se është e padrejtë që personat që janë infektuar tash prej janarit e këtij viti, të ua ndalojmë këtë subvencion. Kërkojë nga kryetari dhe të gjithë kolegët këtu që me na përkrah mos me ndërpre këtë subvencion, me gjetë mënyra alternative, që në këtë kohë të vështirë. Ne si LVV-së jemi kundër këtij shfuqizimi”, ka thënë ai.
Ndërkaq, kryetari Përparim Rama tha se në kohën kur është marrë ky vendim, ka qenë situatë tjetër me pandeminë.
Rama paralajmëroi se do të krijohet një grup punues për ta analizuar gjendjen dhe që të ndihmohen vetëm personat që kanë nevojë
“Gjendja para dy viteve me pandeminë ka qenë më ndryshe se sot. Ideja për me shfuqizu këtë pikë është se nuk diskriminon askënd. Po mendoj se duhet më bë një grup punues kujt duhet me i ndihmu, e kush nuk ka nevojë”, u shpreh kryetari Rama.
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte marrë vendim që t’i ndahen 50 euro për shpenzime shëndetësore për çdo të infektuar dhe 100 për pensionistët që infektohen me këtë virus.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...