Lajme

AAK-ja thërret seancë të jashtëzakonshme pas vendimit të ZRRE-së

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 09 February 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme pas vendimit të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, përmes një postimi në “Facebook”, i cili tha se ka dërguar kërkesë tek kryesia e Kuvendit.

Ai njoftoi se ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare.

-Advertisement-

“Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Tahiri.

Gjithashtu ai njoftoi se debati është kërkuar të filloj në ora 10:50./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera